LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni 21.5 për qind e banorëve jetojnë në varfëri (Video)

Në Maqedoni 21.5 për qind e banorëve jetojnë në varfëri (Video)

“Në Maqedoni 21.5% qytetarëve jetojnë në varfëri. Në venin tonë për fat të keq, nuk janë të varfër vetëm ata që nuk kanë punë, por edhe një numër i madh i të punësuarve. Për këtë arsye masat për rritjen e të ardhurave minimale janë shumë të rëndësishme”, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, me rastin e Ditës Botërore për Luftë Kundër Varfërisë.

Ajo përmes një video thekson se lufta ndaj varfërisë është sfida më e madhe, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Për rezultate më të rëndësishme në këtë drejtim duhet kohë. Por, kur ekziston vullnet politik, disa punë mund të ndryshohen menjëherë – kur shkurtohen harxhimet joproduktive dhe të mbeten më shumë para për qytetarët. Format ekstreme të varfërisë duhet të çrrënjosen. Askush nuk duhet të jetë pa ushqim, veshje dhe kulm mbi kokë”, theksoi Carovska.

Ajo shtoi se për t’u tejkaluar kjo situatë, të rinjve duhet t’u sigurohet perspektivë, mundësi për punë dhe të ndalohet shpërngulja e tyre.

Carovska gjithashtu tha se qëllim i MPPS-së është që në afat mesatar ta ulë shkallën e varfërisë nën 16% deri në vitin 2020./Telegrafi/