Rreth 10 mijë shtetas janë në pritje për marrjen e pasaportave, por mungesa e tyre rrezikon që ky proces të zgjasë më tepër se sa që duhet. “Alsat” mëson se rezervat e pasaportave janë nga fundi, përkatësisht si rezervë janë 5 mijë pasaporta të tipit A dhe vetëm 300 në dy gjuhë.
Arritja e pasaportave të reja nga tenderuesi gjerman nuk dihet se kur do të ndodh. Aktualisht 8 mijë kërkesa janë për pasaporta në gjuhën maqedonase dhe 2 mijë të tjera në gjuhën shqipe. Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu tha se për çështje shëndetësore, për viza pune dhe raste të tjera urgjente do t’i përdorin rezervat që kanë.
“Për rastet kur është e nevojshme të udhëtoj qytetari jashtë vendit tonë, me qëllim të trajtimit mjekësor ose për situata apo rrethana urgjente të pashmangshme, ata duhet të deponojnë kërkesë të veçantë në SPB-të dhe këtu në Ministri do të vlerësohen rastet dhe nga rezervat që posedojmë do të pajisen me pasaporta”, tha Agim Nuhiu, Zv. ministër i Punëve të Brendshme.
Pas shqetësimit të qytetarëve edhe për mungesë të kartave të identitetit, Ministria e Brendshme ka siguruar porosinë e 20 mijë letërnjoftimeve. Nga atje thonë se nuk do të ketë implikime as për listat zgjedhore të Parlamentareve të 12 Prillit.
Nuhiu tha që janë të gatshëm t’i dorëzojnë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve evidencën me të dhënat personale të qytetarëve. Sipas shërbimeve civile të MPB-së rreth 6 mijë shtetas janë në procedurë për marrjen e këtij dokumenti të identifikimit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë