Shkatërrimi i digës së madhe Kahovka që ndodhet në jug të Ukrainës, shkaktoi shumë vëmendje publike dhe historia ka treguar se lumi Dnipro kujton lëvizje të ngjashme ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një pjesë e madhe e bregut të majtë të Dnipro pranë Khersonit është aktualisht e përmbytur dhe pas shkatërrimit të digës u lirua një grumbullim i madh uji, i cili kontribuon në ngritjen e nivelit të ujit, transmeton Telegrafi.
Përveç përmbytjes së bregut të majtë të Dnipros në këtë pjesë, shkatërrimi i digës do të krijojë edhe një sërë problemesh të tjera.
Krimea do të mbetet pa ujë të pijshëm dhe ekspertët vlerësojnë se nga kjo lëvizje kërcënohet edhe centrali bërthamor i Zaporizhzhia që ndodhet mbi digë, i cili përdorte këtë rezervuar për ftohjen e reaktorëve.
“Tani niveli është rritur me dhjetë metra. Lartësia maksimale e ujit mund të arrijë deri në 12 metra. Njerëzit janë duke u evakuuar nga zonat e përmbytura bregdetare”, tha zyrtari pro-rus Vladimir Leontiev.
Ndërsa pasojat e prishjes së digës së Kahovkës do të përcaktohen ditët në vijim, një ngjarje e ngjashme ndodhi në vitin 1941, kur anëtarët e Ushtrisë së Kuqe hodhën në erë një digë të quajtur “Dnipro” në lumin Dnipro, më saktë në rajon e Zaporizhzhia, e cila në atë kohë ushqente hidrocentralin më të madh në Evropë.
“Diga furnizonte zona të mëdha bujqësore dhe industriale në të dy anët e Dnipros dhe ishte një simbol i shquar i qytetërimit industrial sovjetik. Diga ishte thelbi i rajonit të elektrizuar industrial të Dnipros dhe burimi i energjisë për centralin Dnipro në bregun perëndimor të lumit”, shkruan The Guardian.
Para shkatërrimit të digës, zëdhënësi i Bashkimit Sovjetik iu drejtua opinionit dhe tha se qeveria, si dhe të gjithë qytetarët sovjetikë, janë të vendosur të bëjnë luftë në atë mënyrë që forca gjermane të dobësohet çdo ditë.
“Gjermanët nuk do të marrin lëndë të parë, ushqim apo makineri këtu”, tha ai.
Disa ditë pas kësaj, komandanti suprem i ushtrisë dhe më pas njeriu i parë i BRSS, Joseph Stalin, lëshoi një urdhër në gusht për ushtarët dhe anëtarët e Komisariatit Popullor të Punëve të Brendshme (NKVD) për të hedhur në erë digën me 20 tonelata TNT.
“Ne hodhëm në erë digën e Dnipros për të mos lejuar që ky fëmijë i parë i planit pesëvjeçar sovjetik të binte në duart e banditëve të Hitlerit. U morën të gjitha masat për të parandaluar gjermanët të përdornin digën dhe makineritë”, thanë sovjetikët.
Shpërthimi në digë përmbyti fshatrat përgjatë brigjeve të lumit Dnipro dhe vlerësohet se 2000 ushtarë vdiqën nga të dyja anët.
Shumica e historianëve vlerësojnë se numri i të vdekurve në mesin e civilëve ishte deri në 100 mijë.
Ky vendim i autoriteteve të atëhershme sovjetike u justifikua për shumë njerëz, duke pasur parasysh se në atë moment trupat naziste po përparonin në mënyrë të pashmangshme në frontin lindor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje

Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

I lokalizuan nga distanca, operatorët ukrainas të dronëve ngritën në qiell fluturaket – goditën pajisjet e komunikimit të rusëve

Kryenegociatori i Putinit 'do të vizitojë Uashingtonin këtë javë'

Polonia ia dorëzon ukrainasve agjentin rus Molchanov

Izraeli do të zgjerojë operacionin ushtarak dhe të pushtojë 'zona të mëdha' të Gazës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje