LAJMI I FUNDIT:

Në Kumanovë zbarkon ushtria në luftën kundër zjarreve

Në Kumanovë zbarkon ushtria në luftën kundër zjarreve

Në Komunën e Nagoriçit të Vjetër afër Kumanovës, vatrat e djeshme të zjarrit janë vënë nën kontroll. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy zjarre të reja, të cilat sipas kryetares së Nagoriçit, Zhaklina Jovanovska rrezikojnë përhapjen e pakontrolluar. Jovanovska kërkon ndërhyrjen e autoriteteve.

“Të gjitha zjarret janë neutralizuar përveç dy zjarreve të reja që po i shihni në prapavijë. Presim ndihmën e shtetit dhe ardhjen e helikopterëve të cilët për momentin janë të gatshëm të aterojnë me qëllim stabilizimin e gjendjes që të mos dalë nga kontrolli. Në pjesën kur vini nga Kokino keni parë se i gjithë mali është bërë shkrumb e hi. Në këtë pjesë pishat janë akoma të shëndosha. Zjarret e treta rrezikojnë të zgjerohen nga ky lokacion. Do të jetë në pjesa në fshatin Bajllovcë deri në Komunën e Rankovcit”– DEKLAROI Zhaklina Jovanovska, Kryetare e Nagoriçit të Vjetër.


Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska paralajmëroi ndihmën edhe nga Sllovenia. Pas urdhrit të Presidentit, Shekerinska deklaroi se 1.200 ushtarë janë në gatishmëri për të ndërhyrë në vatrat e zjarrit.

“Mbi 1.200 ushtarë janë të gatshëm të intervenojmë. Jemi të pranishëm në 13 lokacione. Jemi të gatshëm të intervenojmë edhe në ndërhyrjet nga ajri dhe në terren ku lufta është më e ashpër. Që në mëngjes, pas paralajmërimeve për ndihmë nga Bullgaria dhe Serbia, tani kemi paralajmërime për ndihmë edhe nga Sllovenia”, pohoi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.

Nga zjarri i aktivizuar një ditë më parë në Nagoriç të Vjetër janë regjistruar kryesisht dëme në pjesët malore. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale të qytetarëve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori