Kanë kaluar gati gjashtë vjet që kur bota u detyrua t'i thoshte lamtumirë aktorit amerikan, Paul Walker.

Ndoshta më i njohur për punën e tij në 'Fast dhe Furious', aktori vdiç në mënyrë tragjike me datën 30 nëntor 2013 në moshën 40 vjeçe. Ai dhe shoku i tij, Roger Rodas u nisën për të marrë pjesë në një ngjarje bamirëse 'Walker Reach Out Worldwide', ku duke udhëtuar me një shpejtësi të përcaktuar midis 80 dhe 93 mph në një zonë 45 mph në Santa Clarita, të njëjtit u përplasën dhe makina e tyre shpërtheu në flakë.


Teksa festojmë ditëlindjen e 46-të të Walkerit sot (enjte), me 12 shtator, ne ju prezantojmë fjalët që vëllezërit e tij, Cody dhe Caleb Walker thanë për E! News.

"Ai nuk ishte një person zyrtar, Paul dëshironte që ti të bëje diçka argëtuese që kënaqesh duke e bërë me të", tha Cody. Nuk është një ditë për tu pikëlluar. Ai nuk do që ju të trishtoheni. Ai thjesht do që ju të jeni me familjen dhe miqtë".

Caleb shtoi, "Ne thjesht po përpiqemi të jetojmë jetën që Paul do të dëshironte që ne të jetonim. Dhe thjesht të jemi të lumtur dhe të ecim përpara".

Për nder të ditëlindjes së yllit të filmit, le të hedhim një vështrim në jetën e tij - një jetë të jetuar mirë, sado e shkurtër që mund të ketë qenë - në foto:

rs  131130202007 1024.Paul Walker Fashion Show 5 jmd 113013

rs  171024160209 1422612 281126662064231 5966551165928856239 n

rs  131130201333 1024.Paul Walker FandF 5 jmd 113013

rs  131130205653 600.Paul Walker Facebook jmd 113013

rs  131130200951 1024.Paul Walker FastandFuriousdunno 5 jmd 113013

rs  131130195832 1024.Paul Walker FastandFuriousdunno 2 jmd 113013

rs  131201084712 634.Jessica Alba Paul Walker.jl .120113

rs  190817121001 936 meadow walker paul throwback 2017 instagram cjh 081719

rs  131130184237 634.Paul Walker RIP 3 jmd 113013

rs  131130183426 1024.Paul Walker RIP 2 jmd 113013

rs  131130195944 634.Paul Walker Dodgers jmd 113013

rs  130919071605 634.paul walker davidoff.ls .91913 copy 2

/Telegrafi/