LAJMI I FUNDIT:

Në kufi me Shqipërinë pa masa të posaçme, vetëm kontroll i rregullt mjekësor

Në kufi me Shqipërinë pa masa të posaçme, vetëm kontroll i rregullt mjekësor

Në 24 orët e fundit, prej kur është konfirmuar rasti i parë me coronavirus në Shqipëri, janë rreth 6 mijë persona që përmes kufirit kanë hyrë në Kosovë. Institucionet e Kosovës nuk kanë marrë ndonjë masë të posaçme, përveç se janë bërë kontrolle të rregullta mjekësore në këtë pikë kufitare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit nga Shqipëria në Kosovë kanë hyrë rreth 6 mijë persona, ndërsa nuk kanë bërë të ditur se sa është numri i personave që kanë udhëtuar nga Kosova për në Shqipëri.


“Në Vërmicë kanë hyrë 4,684 persona, në Prush 565 persona, kurse në Morinë 719 persona”, thuhet në përgjigje.

Ndonëse numri i personave me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Naser Ramadani, thotë se në kufirin me Shqipërinë po bëhen vetëm kontrolle mjekësore dhe nuk është ndërmarrë ndonjë masë e posaçme.

“Sa i përket rasteve në Shqipëri, ne jemi duke përcjell me vëmendje atje situatën epidemiologjike. Kontrolli në kufi nënkupton kontrollin mjekësor që ka ekzistuar deri tani. Prej dje është dyfishuar jo vetëm në kufirin me Shqipërinë, por në të gjithë kufijtë për katër shtetet fqinje, duke pasur parasysh se fluksi i madh i udhëtarëve që mund të vijnë te ne mund të kenë qenë në kontakt eventual me sëmundjen. Për parandalimin e kësaj pasi që virusi akoma nuk gjendet në Kosovë, ne kemi vënë të gjitha masat parandaluese me një prioritet të lartë në hyrje-daljet e Kosovës, përfshirë edhe Aeroportin e Prishtinës. Kjo nënkupton se ne po parandalojmë aty ku mund të jetë rruga e ardhjes së virusit, nuk ka ndonjë masë të posaçme me Shqipër inë, është kontroll i rregullt mjekësor”, tha Ramadani, për KosovaPress.

Ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë anuluar fluturimet nga Italia veriore. Zëdhënësi i ANP “Adem Jashari”, Bujar Gashi, tha se janë në gjendje gatishmërie që kur është shfaqur ky virus.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka qenë në gjendje gatishmërie që nga dalja në skenë e këtij virusi. Ne kemi marrë masa shtesë, sidomos për fluturimet të cilat janë qenë deri më datën 8.03.2020 nga veriu i Italisë, në këtë rast Verona. Ndërsa ekipet mjekësore të Aeroportit të Prishtinës monitorojnë gjendjen e udhëtarëve, të cilët vijnë nga vendet tjera të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ai bënë të ditur se personat që kanë udhëtuar nga Italia për Kosovë janë kontrolluar të gjithë nga ekipet mjekësore, ndërsa udhëtarët nga vendet tjera i nënshtrohen një pyetësori.

“Çdo udhëtar i cili vjen në Aeroportin e Prishtinës i nënshtrohet një kontrolli në rast se ata dyshohen nga ekipi jonë mjekësore. Ne kemi edhe dhomat, të cilat janë dhoma në formë karantine, pastaj informohen edhe mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas tyre edhe veprojmë… Nga e enjtja ne nuk kemi më fluturime nga Verona dhe në rast se dyshojmë për udhëtarë të tjerë të cilët kemi informata se nga janë nisur ata, atëherë patjetër që do të kontrollohen… Pjesa tjetër e udhëtarëve i nënshtrohet një pyetësori të shkurtër nga policia dhe i bëhen disa pyetje nga vjen, nëse ka pasur kontakte, ka qenë në Itali apo në zonat që konsiderohen si vatër e virusit”, tha ai.

Gashi thotë se momentalisht nuk kanë kërkesë nga institucionet e Kosovës për të anuluar ndonjë fluturim, por potencon se nà «se do të ketë kërkesë do të veprojnë. Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus, përderisa në Shqipëri numri ka shkuar të paktën në dhjetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori