Të plagosurit nga Ukraina kanë mbërritur në Kroaci dhe gjatë ditës do të trajtohen në objektet shëndetësore për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, njoftoi Ministria e Veteranëve kroatë.
“19 të plagosur nga Ukraina kanë mbërritur sot në Kroaci, të shoqëruar nga 9 persona, anëtarë të familjeve të tyre”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë personat do të arrijnë statusin e personave nën mbrojtje të përkohshme dhe në përputhje me rregulloret dhe të drejtat ligjore, si dhe personat e tjerë të zhvendosur në Republikën e Kroacisë. Në seancën e mbajtur më 16 mars 2023, Qeveria e Republikës së Kroacisë miratoi vendimin për ofrimin e ndihmës në trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina në Republikën e Kroacisë. Kjo përfshin pritjen, kontrollimin, trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina”, u tha ndër tjera.
“Duke marrë parasysh përvojën e luftës, Kroacia është e gatshme të ndajë njohuritë, ekspertizën dhe përvojën e saj me qëllim të ofrimit të kujdesit mjekësor për të plagosurit nga Ukraina”, shtoi Ministria.
“Të gjitha informacionet e tjera do të komunikohen më pas dhe rregullisht dhe theksojmë se me zbatimin e këtij aktiviteti, Qeveria e Republikës së Kroacisë vazhdon të tregojë me këmbëngulje dhe në vazhdimësi mbështetjen për popullin ukrainas, si në aspektin politik, diplomatik, ushtarak dhe humanitar”, kanë përfunduar ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze