LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë vetëm për gjashtë muaj, janë importuar 43 mijë telefona (Video)

Në Kosovë vetëm për gjashtë muaj, janë importuar 43 mijë telefona (Video)

Zhvillimi i hovshëm teknologjik ka bërë që telefonat mobil janë bërë të domosdoshëm në jetën tonë të përditshme.

Sipas të dhënave në Doganën e Kosovës, vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Kosovë kanë hyrë mbi 43 mijë telefona.


Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci, ka deklaruar për RTV Dukagjinin se vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Kosovë kanë hyrë mbi 43 mijë telefona.

“Ne gjatë këtij gjashtëmujori të parë të këtij viti kemi zhdoganuar rreth 43 mijë pajisje telefonike”, shprehet Stavilevci, përcjell Telegrafi.

Ndërsa në tri vitet e fundit, numri i telefonave të importuar arrin në rreth 300 mijë.

Sa i përket vlerës së importit gjatë këtij viti ajo pritet të shënojë rritje.

“Vlera mesatare gjatë një viti është rreth 20 milionë euro, derisa këtë vit vlera e importit ka arritur rreth 11 milionë euro”, shprehet më tej Stavileci.

Nga statistikat e doganës vendet prej të cilëve importohen më së shumti telefona janë Kina dhe Taivani./Telegrafi/