LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë kanë lindur 1 mijë e 159 foshnja, asnjë me coronavirus

Në Kosovë kanë lindur 1 mijë e 159 foshnja, asnjë me coronavirus

Në Kosovë prej periudhës së paraqitjes të pandemisë COVID-19 deri më 15 prill kanë lindur 1 mijë e 159 foshnje, e asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar pozitivë me infeksionin corona. Derisa njëra prej tri grave shtatzëna pas testeve të bëra ka dal negativë, kurse dy tjerat janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.


“Këtu në Klinikën kemi tri paciente, njëra prej tyre e kemi cekur se ka qëndruar në shtëpi. Dje testi i fundit i ka rezultuar negativë, pak më herët ishte në vizitë tek ne gjendja e përgjithshme e pacientes ishte e mirë dhe e bebes po ashtu. E kemi edhe një paciente në Kliniken Infektive, ajo është në javën e 35 të shtatzënisë, dy lindjet e para i ka me prerje cezariane. Presim që edhe ajo të testohet. Gjendja e përgjithshme është e mirë. Kemi një paciente tjetër e cila është në javën e 25 edhe ajo është mirë”, tha ai.

Ismajli thotë se pas dy jave kur përfundojnë lindjen e grave shtatzëna do të dihet për foshnjat e tyre a janë me COVID-19, apo jo.

“Nuk kemi foshnje, me analiza nuk kemi të konfirmuar. Presim që pas 2 jave të përfundojnë lindjen këto dyja që janë. E më pas shohim me analiza si shkon puna”, thotë ai.

Drejtori i Gjinekologjisë për kp jep edhe shifrat e lindjeve në këtë periudhë pandemie.

“Për muajin mars prej se ka filluar kjo faza e infeksionit. Në muajin mars e kemi pasur 709 lindje, ndërsa për muajin prill nesër ti marrë rezultatet për raportin final. Por deri më 15 prill i kemi pasur 450 lindje”, u shpreh ai.

Ismajli po ashtu thotë se dy nga stafi i Gjinekologjisë kanë rezultuar negativë me coronavirus.

“Në Klinikën Gjinekologjike kemi pasur tre personel shëndetësor të atakuar me Covid 19. Kanë qenë të izoluar, me analizat e fundit dy prej tyre kanë rezultuar negativë, janë shëruar plotësisht. Presim testimin e personelit të tret, besoj se edhe ai do të del negativ”, thotë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori