LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë 900 varre të paverifikuara të ushtarëve gjermanë

Në Kosovë 900 varre të paverifikuara të ushtarëve gjermanë

Gjermania dhe Kosova kanë nënshkruar të mërkurën (10 gusht) në marrëveshje për mirëmbajtjen e varrezave të ushtarëve gjermanë, të rënë nga koha e Luftës së Dytë Botërore në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, Gjermania mund të “kujdeset me shpenzimet e veta për varret e luftës dhe varrezat e ushtarëve që gjenden në Kosovë” dhe të zhvarrosë e transportojë kufomat e ushtarëve gjermanë.


Aty ku nuk është e mundur zhvarrosja, mund të vendoset një pllakë përkujtimore.

“Në gëzohemi që puna jonë në Kosovë ka një bazë kontraktuale dhe mund të fillojë. Ne kemi 900 njoftime të paverifikuara për vendndodhje varresh që do t’i shqyrtojmë në muajt e vitet e ardhshme”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Popullore për Kujdesin e Varrezave të Luftës, Dirk Backen.

Gërvalla dhe Rohde nënshkruan marrëveshje për mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë, të rënë në luftë
Lexo po ashtu Gërvalla dhe Rohde nënshkruan marrëveshje për mirëmbajtjen e varreve të gjermanëve në Kosovë, të rënë në luftë

Shoqata gjermane për Kujdesin ndaj Varrezave të Luftës do të trajnojë për këtë personel që do të angazhohet në rajonet malore të Kosovës dhe rreth Prishtinës, shkruan agjencia e lajmeve afp për Gjermaninë. Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka qenë e përfshirë shumë në luftime, por megjithatë u pushtua nga trupat gjermane, italiane dhe bullgare.

Shumica e varreve të ushtarëve gjermanë në Kosovë nuk kanë mbishkrime dhe nuk janë mirëmbajtur. Disa prej tyre janë zbuluar nga fermerët gjatë punimeve në tokat e tyra apo ndërtimeve. Në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, shumë ushtarë gjermanë të Hitlerit gjatë tërheqjes u vranë nga partizanët jugosllavë. /dw/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori