LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme

Në Kosovë, 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme

Me rastin e ditës ndërkombëtare kundër punës së fëmijëve, e cila u shënua më 12 qershor, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF thekson edhe një herë rëndësinë e madhe të luftimit të këtij fenomeni dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që ai ka në mirëqenien e fëmijëve.

Në Republikën e Kosovës, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç të cilët janë të angazhuar në punë, rezulton të jetë 10.7%, ndërkohë që  6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme .

Marrë parasysh këtë, shumica e fëmijëve që janë të përfshirë në punë të rënda, në një mënyrë, detyrohen të sillen si të rritur, duke mos pasur mundësi t’i gëzojnë të drejtat e tyre si fëmijë.

Fëmijët u ekspozohen një sërë rreziqeve për shëndetin dhe formave të ndryshme të shkeljes së të drejtave të fëmijës, përfshirë: neglizhimin, keqtrajtimin, abuzimin fizik dhe psikologjik, e në disa raste mungesën e regjistrimit, mungesën e qasjes në arsim dhe mungesën e strehimit, duke e vënë veten përballë edhe rrezikut të shfrytëzimit seksual dhe/ose trafikimit.

KOMF vlerëson punën e bërë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për krijimin e bazës ligjore dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së fëmijëve.

Megjithatë, KOMF konsideron që akoma nuk ka vullnet të mjaftueshëm institucional në nivel komunal në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në punë të rënda, ku kjo vihet re qysh nga mungesa e planifikimit buxhetor për zbatimin e legjislacionit të aprovuar, e si pasojë dhe mungesa e shërbimeve apo alternativave të cilat do ti mbronin fëmijët nga përfshirja në punët e rënda.

KOMF kërkon vëmendjen e kryetarëve të komunave për realizimin e obligimeve si ekzekutiv, duke bërë që mbrojtja e fëmijëve të jetë prioritet në programet qeverisëse në nivel komunal, në mënyrë që të punohet në parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë në punë të rënda.

Aktivitetet e përgjithshme për ndalim të menjëhershëm për fëmijët deri në moshën 18 vjeç përfshijnë: 1) Puna e natës, e cila sipas UA nr. 01/2012 ndalon punën e të rinjve prej orës 22 deri në 6 të mëngjesit. 2) Ngritja dhe bartja e kohëpaskohshme e peshave të rënda mbi 15 kg (M) dhe 10 kg (F); 3) Ngritja dhe bartja e vazhdueshme e peshave mbi 10 kg (M) dhe 5 kg (F); 5) Puna në thellësi, nën sipërfaqe të tokës, nën ujë dhe vende të mbyllura; 6) Puna në lartësi mbi 2 m; 7) Ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme të larta apo të ulëta, ndaj zhurmës dhe dridhjes; 8) Ekspozimi ndaj substancave toksike: 10) Ekspozimi ndaj radioaktivitetit; 11) Ekspozimi ndaj substancave kancerogjene, pluhurit dhe gazrave.

Sektorët për ndalim të menjëhershëm për fëmijët deri në moshën 18 vjeç: 1) Bujqësia; 2) Puna në ujitje; 3) Operimi me makina bujqësore; 4) Puna me pesticide dhe spërkatja; 5) Korrjet; 6) Punë të rënda fizike në fusha dhe hapja e gropave për pyllëzim ose mbjellje të pemëve; 7) Hapja e puseve, kanaleve; 8) Prerja e drunjve dhe përpunimi i drurit; 9 ) Puna në thertore dhe në industrinë e përpunimit të mishit; 10) Gjuetia/ peshkimi etj.

Ndalohet Puna në rrugë; bartja e peshave të rënda; pastrimi i parafrangove të automjeteve në komunikacion; kërkimi i lëmoshës; shitja e gjësendeve ushqimore, duhanit, etj.

Ndalohet Puna në ndërtimtari,  puna në deponi të mbeturinave, hulumtimi, grumbullimi dhe bartja e mbeturinave; puna në eksploatimin e pasurive natyrore, përfshirë: gërmimet sipërfaqësore të thëngjillit, rërës dhe gurëve, eksploatimi i thëngjillit, rërës dhe gurëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori