LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, 1,880 raste aktive me coronavirus, ndërsa 12,570 janë shëruar

Në Kosovë, 1,880 raste aktive me coronavirus, ndërsa 12,570 janë shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë̈ numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për çdo skenar.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar as Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati Spitalin për COVID-19, me 500 shtretër në Prishtinë.

Postimi i plotë i Zemajt:

Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar.

Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.

Po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.

Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mos votimit të “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike” e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit.

Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve.

Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve.

Në parandalimin e përhapjes së virusit duhet kujdes, shumë KUJDES! Kërkohet respektim i masave parandaluese!”, ka shkruar Zemaj.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë në gjysmën e muajit mars, numri total i rasteve pozitive është 15,002 raste nga 61,547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Si pasojë e COVID-19, kanë vdekur 614 persona”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori