LAJMI I FUNDIT:

Në kohën e duhur…

Në kohën e duhur…

Holta Heba

Thuaje pa u menduar aspak, apo mendoje dhe pastaj thuaje?


Mendimi dhe ligjërimi janë dy elemente të rëndësishme të procesit psikik njerëzor. Janë të ndërvarur me njëri-tjetrin dhe gjithnjë në shërbim të komunikimit. Të ndërvarur sepse, një element, ide apo ndjenjë e menduar, ka nevojë të thuhet, por nga ana tjetër edhe një element, ide apo ndjenjë duhet të mendohet dhe pastaj thuhet a shkruhet. Në shërbim të komunikimit, pasi një mendim i pathënë apo i pashkruar është si një element që nuk ka ekzistuar kurrë. Po të mos ishte ligjëruar mendimi, nuk do të mund të jepnim e merrnim me njëri-tjetrin. Nuk do të mund të bëheshim bashkë dhe të ndiqnim nga pas ata që kanë të njëjta bindje dhe ide me tonat sikurse nuk do të mund të veçoheshim dhe qëndronim larg nga ata që nuk kanë asgjë të përbashkët me ne. Fundja, nuk do të mund të dallonim çfarë na vlen dhe çfarë jo.

Sa mirë kur njeriu e thotë atë që mendon! Vetëm duke u shprehur mund të kuptojë se ku bën pjesë, mund të zgjedhë me kë dëshiron të jetë në një mendje, si dhe mund të shmangë atë që nuk do donte të ishte kurrë pjesë e tij. Vetëm duke e përcjellë atë që mendon, bëhet pjesë e një grupi të caktuar, dhe qëndron larg grupit që vepron ndryshe nga ai. Në botën e tij konceptuale, njeriu arrin të dallojë të ndryshmin dhe të ngjashmin, të duhurin apo të gabuarin.

Përvoja njerëzore ka treguar se kur flitet pa u menduar, jo gjithnjë kemi fatin të shprehim gjëra të mençura dhe të vlefshme. Por, jo në pak raste ndodh dhe e kundërta. Një mendim i bluar dhe i pjekur, ka gjasa të ligjërohet në vendin dhe kohën e duhur, duke sjellë “feedback” pozitiv dhe qëllim të realizuar. Shumë mendime që njeriut i kanë ardhur në kokë, nuk janë thënë vetëm e vetëm se nuk ka qenë koha dhe vendi i duhur. Mirëpo, po kjo përvoja njerëzore ka dëshmuar gjithashtu se njeriu u shtykësh nga shumë nevoja dhe kushte, ku më të lehtë dhe më me shpejtësi e ka të flasë e të veprojë se sa të harxhojë kohë duke menduar.

Jeta është aq e vrullshme, saqë po nuk u kap momenti i duhur, zor se gjithçka që është menduar dhe stërholluar në tru, do të mund të përcillet ashtu si vetë njeriu dëshiron. Po nuk u kap momenti, rrezikon të ndihet i dobët dhe shumë mbrapa turmës së vrullshme të zhvillimit. Po nuk u kap momenti, rrezikon të mbetet fillikat. Ka disa mesazhe që duhen dhënë me aq shpejtësi sa nuk ka kohë për t’u menduar. Mirëpo ka edhe disa mesazhe që pavarësisht kohës, në varësi të kontekstit, nuk do të mund të thuhen pa u pleqëruar me ndërgjegjen tënde.

Kur dikush sillet keq me përbuzje dhe ironi, do të duhet të mendohemi njëherë, apo do t’i përgjigjemi rrufeshëm, me të njëjtën monedhë? Po ore! – Ia beh dikush – Ia vlen t’i kthehesh pa u menduar dy herë. T’i kthehesh me të njëjtën monedhë, madje nëse mundesh me prerje edhe më të madhe, pasi vetëm kështu, do të mund të marrë përgjigjen e duhur dhe nuk do të guxojë ta përsërisë më. Jo, ore jo! – U ngrit një tjetër – Mos fol pa menduar! Lëre të llomotisë e të këndojë! Atë e njohin të gjithë! Ti mendo për më tej!

Sa keq kur njeriu mendon por nuk e thotë dot atë që e afron me të ngjashmin dhe e largon të ndryshmin! Ndonjëherë, duke mos e thënë atë që mendon, nuk do mund të shprehë ndjesinë reale, realitetin e hidhur, pse jo dhe të vërtetën e konceptuar prej tij. Duke mos u shprehur në kohë, rrezikon të duket i dobët dhe për më tepër në një shoqëri si kjo që jetojmë, të dobëtin nuk e do më askush.

Ç’të bësh pra! Ta mendosh se si ta thuash, apo më mirë ta thuash sepse sa kohë rri e mendon, rrezikon të mos jesh fare?

Me pakëz vëmendje të stërvitur, psikikës njerëzore i duhet të dallojë se, kur është fjala për përbuzje, urrejtje e ligësi, më mirë të mendohet e t’i shtrëngojë fort pas dhëmbëve fjalët që duan të shpërthejnë dhe përplasen me përbuzjen e hidhësinë e atij që provokon inat dhe urrejtje.

Kur është fjala për dashamirësi, gëzim dhe dashuri, psikika njerëzore më mirë të mos mendohet fare po të hidhet në veprim duke lëshuar pa kursim fjalët e mira. Në kohën e duhur!

Në trend

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

Magazina
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Kalo në kategori