LAJMI I FUNDIT:

Në Koçan zjarri u shua me makina të vjetra 30 vjet, por për kryetarin e komunës kjo nuk është problem

Në Koçan zjarri u shua me makina të vjetra 30 vjet, por për kryetarin e komunës kjo nuk është problem

Avionët për shuarjen e zjarrit qëndrojnë të pariparuar, ndërsa zjarrfikësit në terren dalin me makina të vjetra prej tre dekadave. Kjo është gjendja e njësive territoriale zjarrfikëse në Maqedoninë e Veriut.

Në Koçani, ku dje shpërtheu zjarr i cili kaploi edhe shtëpi dhe tetë makina, është intervenuar me këto makina zjarrfikëse. Por kryetari i komunës Nikollço Ilijev, thotë se makinat janë të vjetra, por të qëndrueshme dhe funksionale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur se pse atëherë është lejuar që zjarri t’i kaplojë edhe shtëpitë, Ilijev arsye për këtë e sheh terrenin e papërshtatshëm dhe erën.


“Kemi gjashtë makina për në terren dhe një për ambiente urbane, dhe një tjetër për lartësi deri në 30 metra. Makinat janë në kushte të shkëlqyeshme. Janë të vjetra, por shumë pak të përdorura. Kemi makina të vjetra 20 vjet, por kanë 10 mijë kilometra të kaluara. Bëhet fjalë për makina të vjetra, por të qëndrueshme. Problemi ishte tek temperaturat e larta, bari i thatë dhe era e fortë që frynte në drejtime të pakontrolluara”, tha Ilijev.

Në Koçani ka 17 zjarrfikës, ndërsa jetojnë 38.092 banorë.

Ndryshe, sipas të dhënave të Qendrës për komunikime për qytetarët, në Maqedoni nga 220 makina për shuarjen e zjarreve, 154 janë me vjetërsi mesatare prej 27 viteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Kalo në kategori