LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive po trajtohen 92 pacientë me COVID-19, gjysma e tyre në oksigjenoterapi

Në Klinikën Infektive po trajtohen 92 pacientë me COVID-19, gjysma e tyre në oksigjenoterapi

Ndërsa numri i infektimeve po rritet, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thonë se janë të përgatitur për të pritur valën e dytë të pacientëve të infektuar që duhet të hospitalizohen.

Në Klinikën Infektive në QKUK janë të shtrirë 92 pacientë, prej të cilëve gjysma janë në oksigjenoterapi, ndërsa dy persona në respiratorë. Kështu thotë për TV Dukagjinin, infektologia Vera Berisha Ndrejaj.


“Me rritjen e numrit të rasteve do të kemi numër të shtuar të hospitalizuarve. Deri më tani Klinika është afër të përmbushë të gjitha kapacitetet, por sigurisht do të kemi edhe alternative të tjera”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Vera Berisha Ndrejaj.

Berisha Ndrejaj tha se Klinika Infektive është e destinuar të trajtojë rastet që janë më të rënda, përcjell Telegrafi.

“Problem pak më të madh kemi pasur me QMF-të që kanë referuar pacientë te ne kohë pas kohe. Disa raste kanë mundur t’i menaxhojnë vet”, deklaroi Berisha Ndrejaj.

Më tutje infektologia tha se stafi i klinikës është në gatishmëri për të pritur rastet e reja që pritet te hospitalizohen si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori