Në një muze në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara, ndodhet një dhomë e njëjtë, sikurse ajo e burgut në të cilin ka qëndruar Al Capone ndërmjet viteve 1929 - 1930.

Në këtë hapësirë janë vënë të gjitha gjësendet, me të cilat është shërbyer gangsteri i famshëm, derisa qëndronte prapa grilave.


Por, aty është shtuar edhe diçka që nuk e ka vendin, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka zbuluar Sean Kelley, pasi e ka bërë një vizitë në muze.

Adoleshenti 13-vjeçar i ka shkruar e-mail zyrtarëve, ku ka tërhequr vërejtjen për një radio, që është vënë sipër një komodine.

“Radio Philco A-361, është prodhuar dhjetë vite, pasi Al Capone ka dalë nga burgu. Shikoni me kujdes, sepse mund të jetë një ngatërresë” shkruan të vërejtjen e Kelleyt.

Pas vlerësimit të ekspertëve, radio që ka edhe pajisjen për lëshimin e disqeve, është hequr nga aty, ndërsa djaloshi është shpërblyer me 400 dollarë. /Telegrafi/

1

2

3