LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon ikja e mjekëve nga Kosova, edhe shtëpitë e shëndetit në Skenderaj me mungesë të stafit

Vazhdon ikja e mjekëve nga Kosova, edhe shtëpitë e shëndetit në Skenderaj me mungesë të stafit
Foto: Arkiv

Vetëm gjatë katër vjetëve të fundit mbi 400 mjekë të Kosovës kanë lënë vendin për të punuar në shtetet e Evropës.

Ikja nga vendi u tha se po bëhet për shkak të pagave të vogla dhe kushteve jo të mira të punës.


Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një prononcim për Telegrafin tha se shumica e mjekëve që janë larguar kanë deklaruar se janë kushtet e punës, kualiteti i shkollimit specialistik dhe rrogat që i kanë bërë t’ia mësyjnë shteteve të Evropës.

“Gjatë këtyre 4 viteve të fundit, nga funksionalizimi i OMK-së janë larguar 454 mjekë, e kryesisht mosha mesatare e tyre është pak mbi moshën 31 vjeçare. Kurse gjatë një minisondazhi që e bëjmë me rastin e aplikimit për dokumentin e nevojshëm për punësim në shtetet e BE-së por jo vetëm, shumica janë deklaruar se largohen për shkak të kushteve të punës, pastaj vijnë kualiteti i shkollimit specialistik dhe rrogat”, kishte thënë Sejdiu.

Pleurat Sejdiu, drejtori i Odës së Mjekëve të Kosovës

Ikja e mjekëve i ka afektuar edhe qendrat e mjekësisë familjare, siç është edhe ajo në komunën e Skenderajt.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë QKMF, Agron Mehmeti, ka thënë për Telegrafin se pesë doktor edhe pas pensionimit janë detyruar të punojnë në formë vullnetare, për shkak të mungesës së mjekëve në këtë qendër të mjekësisë.

“Mjekë nuk kemi, e gjithë Kosova shtëpitë e shëndetit e veçanërisht Skenderaj është me deficitin më të madh të mjekëve që 10 vjet e këndej. Në vitin 2012 kur kam fillu unë kemi qenë gjithsejtë 35 mjekë në të gjitha shërbimet në QKMF-të dhe në të gjitha ambulantet e fshatrave kryesore dhe fshatrave të tjera. Tash kemi ngelur vetëm 13 mjekë, 5 mjekë janë angazhuar në formë vullnetare pasi kanë dalë në pension pasi po mundohemi me i kompensu pagat e tyre me shtesa të komunës”, tha Mehmeti.

Por tutje, ai shtoi që është shumë problem të punohet me moshën e tretë, me mjekët e pensionuar në këtë rast për shkak se është vështirë të mbahen funksionale shërbimet për pacientë.

“Aktualisht, janë tre mjekë familjarë një gjinekolog dhe një pediatër. Por me këtë moshën e tretë tani është shumë vështirë me ja dalë e me i mbajt funksionale ashtu siç duhet shërbimet përkatëse. E për mjekët e tjerë kemi mungesë, kemi një numër të madh të mjekëve të cilët kanë ikur jashtë vendit”, u shpreh ai.

Agron Mehmeti, u.d i drejtorit në QKMF-në e Skenderajt

“Diku 4 ose 5 mjekë kanë ikur për çdo vit nga qendra jonë shëndetësore për jashtë vendit, kryesisht në Gjermani dhe në Zvicër por fatkeqësisht ka pasur ikje edhe gjatë këtij viti. Kështu që momentalisht i kemi 13 mjekë plus 5 mjekë të cilët kanë dal në pension. Është e vështirë me ja dal me këtë staf kur merret parasysh numri i mjekëve këtu brenda e aq më pak ne kemi mjek në dispozicion për të kryer shërbime të terrenit e kjo pastaj mbulohet edhe me infermierë që numri i tyre është më i kënaqshëm”, tha më tej Mehmeti.

Ndryshe, më 12 janar Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, duke filluar nga janari deri në gusht të këtij viti.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, para kabinetit qeveritar kishte thënë se duke pasur parasysh migrimin e mjekëve dhe pandeminë COVID-19 kjo është çështje me prioritet.

“Me qëllim të stimulimit të stafit shëndetësor, sidomos duke pasur parasysh trendin e migrimit të mjekëve tanë dhe pandeminë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë e konsideron pagesën e specializantëve me vetfinancim si çështje me prioritet për vendin”, tha ai.

Sipas të dhënave të publikuara në tetor nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se më 2020 numri i përgjithshëm i të punësuarve në sistemin shëndetësor ishte 13,518. Prej tyre, 3,555 ishin mjekë specialistë, kurse 8,386 infermierë dhe 1,577 staf jomjekësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori