LAJMI I FUNDIT:

Në Johanesburg zbulohet një pikturë e Rubensit

Në Johanesburg zbulohet një pikturë e Rubensit

Piktura e quajtur “Portreti i zotërisë”, që mendohet të jetë bërë nga mjeshtri i vjetër flaman, Peter Paul Rubens, u gjet në Johannesburg.

Kompania Stephen Welz & Co. e vlerëson atë deri në tetë milionë randë (500 mijë euro).

Piktura ishte blerë nga një pediatër hebre më 1925. Ai u shpërngul në Afrikën e Jugut më 1932 me dy piktura, njërën nga të cilat e shiti. Ajo është punuar para 420 vitesh.

Më 2016 piktura e Rubensit e quajtur “Loti dhe vajza e tij” ishte më e shtrenjta e mjeshtërve të vjetër. Për të u dhanë 58 milionë dollarë. /Telegrafi/