LAJMI I FUNDIT:

Ne jemi vetëm numra

Fatkeqësisht dhe shumë përgjegjshmërisht përherë e më shumë po hetojmë, ndaj edhe po shohim me sy, por edhe po dëgjojmë me veshët tanë se në Kosovë, në fushat kryesore të zhvillimit të saj asgjë nuk shkon mirë, ose edhe aty ku megjithatë ka aktivitet dhe përparim, ka diçka që ngel, që ndalon proceset qe shkojnë e zgjaten në rrugë të mirë! Qeveria, si dhe opozita e cila po kritikon vetëm e vetëm me retorikën e përhumbësisë për të mbjellë votë, mbahen pas disa fjalive të cilat nuk harrojnë t’i përmendin para kamerave dhe medieve tona sa herë që t’i kenë pranë ato. Kurrizi dhe zemra e retorikës së tyre mbështetet tek frazat të cilat po na shpojnë veshët çdo herë e më shumë (sepse përmenden shpesh) dhe madje po teprohet me përmendjen e aleatëve, pra Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe të Bashkimit Evropian. Kam njëfarë bindje se këta politikanë kur flasin publikisht nuk mendojnë se çfarë do të mendojmë ne si qytetarë të këtij vendi, si do t’i gjykojmë dhe se çfarë do të mendojmë rreth veprimit të tyre politik. Na shtyjnë të mendojmë se më shumë gjatë fjalimeve të tyre ata mendojnë se si do të duken përballë bashkësisë ndërkombëtare, si do t’i gjykojnë ata dhe jo ne si shoqëri dhe si qytetarë të këtij vendi, prandaj mendojnë me “mendjen e robit” dhe të “politikës së robit”.

Ata mund të lodhen vetëm gjatë dasmave të tyre, përkatësisht gjatë fushatave politike, si dhe nuk kursehen asnjëra për ta sharë opozitën e vërtetë; Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin! Po ashtu mund të kënaqen kur shohin atë duke e tërhequr njësitë speciale të policisë së Kosovës nëpër rrugët e Kosovës! Opozita në Kosovë, më shumë ka sjellë bindje ndaj qeverisë sesa mosbindje. Më shumë ka llomotitur sesa ka qenë efektive. Shpesh edhe ka quar pluhur për hiçgjë. Kujtoni debatin rreth bisedimeve sekrete të qeveritarëve kosovarë me ata të Serbisë. Kujtoni bindjen e opozitës, dhe katarsisin e tyre se nuk duhet të flasin sepse kështu e kërkojnë qendrat e mëdha ndërkombëtare. Kjo fatkeqësisht është dukur si mjet, nga e cila kërkohet e mira e përgjithshme, pra një stabilitet. Ndaj opozita na tha se po hesht. Në të vërtetë duhet të themi se ku është parë të hesht opozita kur luhet me interesat kombëtare dhe shtetërore (a po thonë kemi shtet, a po thonë se ka pasur bisedime të fshehta). Bile fjala e dytë sekrete para disa kohësh mund të na ketë irrituar, sepse na sjell dyshime për kushedi se çfarë bisedash mund të kenë pasur ata. Ndërsa nëse është biseduar me ta, çfarë mund të kenë folur përpos decentralizimit, statusit special të Mitrovicës dhe zonave të mbrojtura përreth Kishave dhe Manastireve në Kosovë.


Nuk po flasim për pozitën fare sepse s’kemi çka të flasim. Nuk mund të bëjmë analiza kur çdo gjë pothuajse e ka marrë teposhtën. Sa herë flitet për ndërlikime rreth krimit ekonomik, ndërsa ne nuk shohim akterët kryesorë të këtij krimi të cilët na servon EULEX-i përherë. Kur vije fjala për veprimin politik gjithçka ngec. Asgjë nuk lëviz. Çdo gjë mbet ashtu siç ka qenë. EULEX-i përherë dështon. Pozita mbahet, ashtu siç mbahet. Ndoshta nuk duhet të humb derisa të stabilizoj pakon e Ahtisarit, decentralizimin si dhe zonat e mbrojtura përreth kishave dhe manastireve me identitet shqiptarë të dekulturuar në atë serb. Ja pse ndoshta nuk mund të vije në konsideratë tjetri. Ja pse Hashim Thaçi mbetet kryeministër. Ja pse përherë fjalët e tij “shkëlqyeshëm”, “Kosova po ecën me hapa të sigurta” mbeten më shumë ca fjali që ua thotë ndërkombëtarëve sesa neve si qytetarë të këtij vendi.

Me Fatmir Sejdiun as që dua të merremi në këtë rast, sepse kjo do të thoshte të bënim stërzmadhime të fenomenit pa pasur nevojë. Sejdiu mund të jetë i njëtrajtshëm. Ndoshta ai po e fundos shtëpinë, LDK-në por edhe vetveten. Qetësia që po e turbullon tani do t’i bëj turbulencë, nesër. Nuk është larg mendsh s’e shpejti!

Pozita dhe opozita në esencë nuk dallon. Ndaj edhe nuk ka dalluar asnjëherë. Ata përherë kanë qenë bashkë, edhe në negociata me Serbinë, edhe në proceset tjera, si me pranimin e pakos së Ahtisarit, apo edhe të Kushtetutës së Kosovës. Opozita veç ka pranuar, shumë pak ose fare nuk ka kundërshtuar. E tjetër gjë është që përpara medieve dalin me plan-programe për shëndetësinë, arsimin dhe fushat tjera duke i promovuar se janë më të mira se të partive aktuale politike në pushtet. Këto letra që s’i han “petlla për masalla”. Prandaj nuk duhet as qytetari. Ne konotojmë numra. Ne jemi vetëm numra. Qytetari nevojitet vetëm gjatë zgjedhjeve. Nevojitet vota e tij dhe jo ai. Përjashtohet vetvetiu më vonë dhe nuk pyetet kurrë. Për ta ilustruar këtë vetëm të kujtojmë se në Kosovë ka pasur procese shumë të rëndësishme politike ku është dashur të pyetet populli. Ai nuk është pyetur kurrë. Dhe për një kohë të gjatë nuk do të pyetet asnjëherë!

Në trend

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori