LAJMI I FUNDIT:

“Ne jemi në një përparësi të madhe”: Erdogan mban fjalimin tradicional pas zgjedhjeve

“Ne jemi në një përparësi të madhe”: Erdogan mban fjalimin tradicional pas zgjedhjeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se vendi i tij ka përmbyllur me sukses një tjetër “festival të demokracisë” me zgjedhjet e 14 majit.

Siç raporton Anadolu Agency, presidenti Erdogan theksoi se “edhe pse rezultatet ende nuk janë përfundimtare, ne jemi në një përparësi të madhe”.


“Fituesi, përtej numrave që do të tregojnë tabelat zgjedhore, padyshim është vendi dhe populli ynë”, tha ai.

Më tej, Erdogan theksoi se Turqia në këto zgjedhje përjetoi një ndër daljet më të mëdha në votime në historinë e vendit, në një mënyrë të paprecedentë në botë.

“Besojmë që do ta përfundojmë këtë raund me mbi 50 për qind të votave”, theksoi Erdogan.

Numërimi drejt fundit, gjithçka ndodhi ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet për president të Turqisë
Lexo po ashtu Numërimi drejt fundit, gjithçka ndodhi ditën e zgjedhjeve dhe rezultatet për president të Turqisë

“Gjatë gjithë jetës sonë politike pa përjashtim kemi respektuar vullnetin kombëtar. E respektojmë edhe në këto zgjedhje, do të respektojmë edhe në zgjedhjet e ardhshme”, shtoi ai.

Lidhur me votat për zgjedhjet parlamentare, Erdogan tha se Aleanca Popullore fitoi shumicën parlamentare.

Rreth 60,7 milionë qytetarë turq kishin të drejtën për të votuar në zgjedhjet e 14 majit në Turqi, përfshirë 3,4 milionë votues jashtë vendit dhe 4,9 milionë qytetarë kishin të drejtën e votimit për herë të parë.

Çdo votues kishte mundësi të hedh dy vota, një për presidentin dhe një për 600 vendet e parlamentit, të cilët do të shërbejnë për një mandat 5-vjeçar.

Në garën presidenciale ishin presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidati i opozitës më të madhe, Kemal Kılıçdaroglu, kandidati Sinan Ogan, si dhe kandidati Muharrem İnce, i cili u tërhoq nga gara të enjten.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori