Edhe pse kanë kaluar 23 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) janë rreth 300 mbetje mortore ende të paidentifikuara.

Reklama

Antropologu mjeko ligjor dhe specialisti i mjekësisë ligjore, Ditor Haliti, tha për Telegrafin se çështja e identifikimeve të mbetjeve mortore nga lufta e fundit në vend, është shumë e rëndësishme për këtë institut.

Sipas tij vështirësi më e madhe në punën e tyre është koha, e cila ka kaluar nga lufta  e fundit dhe rrjedha e procesit, e cila është e ngadalshme.

Ditor Haliti, antropolog mjeko ligjor dhe specialist i mjekësisë ligjore (Foto: Ridvan Slivova)

Reklama

“Këtu i trajtomë rastet të cilat kanë të bëjnë kryesisht nga lufta e fundit në Kosovë, por jo vetëm. Puna jonë bazohet në analizën, ekzaminimin e mbetjeve njerëzore, që janë në gjendje të dekompozuar dhe të skeletizuar, e që janë në gjendje të paidentifikueshme. Pastaj neve na takon që t’i trajtojmë ato dhe të provojmë t’ia gjejmë identitetin dhe t’i dokumentojmë të gjitha ato trauma apo sëmundje të cilat kanë mundur të jenë në trupin e individit. Për ne është shumë me rëndësi çështja e personave të zhdukur, të cilën e kemi punë primare këtu. Mund të them që vështirësia më e madhe në punën tonë është koha e cila ka kaluar nga lufta e fundit dhe rrjedha e procesit, e cila është e ngadalshme dhe nuk është sipas pritshmërive tona Edhe pse të gjithë e dimë se me kalimin e kohës gjithmonë provat – informatat zbehen dhe tashmë është vështirë t’i gjejmë këto dëshmi. Por, duhet të jemi këmbëngulës në punën tonë dhe të provojmë ta bëjmë maksimumin në këtë proces”, ka thënë  Haliti.

Reklama
Reklama

Haliti theksoi se problemi te identifikimi i mbetjeve mortore qëndron tek informatat pasi siç potencoi ai kanë kaluar 23 vjet nga lufta e fundit në vend.

“Problemi kryesor qëndron tek informatat pasi kanë kaluar 23 vjet nga lufta e fundit. Informatat tash janë më të zbehta kështu që tani e kemi problem të gjejmë vendndodhjen e individëve të cilët janë të zhdukur. Ne e dimë që 1,617 persona të zhdukur nga lufta në Kosovë dhe çdo ditë bëjmë përpjekje që ta lokalizojmë vendndodhjen e tyre. Mirëpo, për shkak të rrethanave që përmenda, kryesisht informatave, ne hasim në probleme”.

Antropologjia në IML (Foto: Ridvan Slivova)

Reklama

Ai po ashtu tregoi se në sallën e antropologjisë janë vetëm trupat me të cilat janë duke punuar aktualisht.

Reklama

Siç theksoi Haliti në morgun e IML-së janë rreth 300 mbetje mortore të paidentifikuara.

“Në këtë sallë janë vetëm trupat me të cilët jemi duke punuar aktualisht. Mirëpo ne kemi dhe morgun, ku ruhen trupat nga lufta e fundit në Kosovë dhe janë diku rreth 300 mbetje mortore të paidentifikuara. Identifikimi i tyre lidhet kryesisht me sfidat e ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me procesin e identifikimit që ka ndodh menjëherë pas lufte. Pas lufte nuk ka pasur metodë të ADN-së që të përdoret për identifikimin e tyre, kështu që shumë individë janë identifikuar në mënyrë klasike apo tradicionale siç e quajmë ne në bazë të pamjes vizuele, pa e përdorë ADN-në. Sot e kemi ADN-në fatmirësisht dhe puna jonë është shumë më e lehtë në identifikimin e tyre”, ka thënë ai.

Reklama
Reklama

Morgu në IML (Foto: Ridvan Slivova)

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Naim Uka, për Telegrafin tregoi për punën që bëhet në këtë institut, vështirësitë në të cilat hasin dhe shërbimet të cilat kryhen.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) vazhdon të kryejë shërbime për institucionet e drejtësisë, respektivisht për prokurorit dhe gjykatat. Fatmirësisht, jemi në një situatë të transformimeve në kuadër të strukturës organizative. Mirëpo, momentalisht funksionojmë në bazë të tri divizioneve: divizioni për mjekësi ligjore, për identifikim dhe përkrahje që ka të bëjë me çështjet e të zhdukurve dhe divizioni për administratë dhe punë të përgjithshme”, tha Uka, duke shtuar se laboratorët e toksikologjisë dhe hispatologjisë ende janë ta pa akredituara.

Reklama

“Transformimet tona janë duke u realizuar falë dhe ndihmës së një projekti të Bashkësisë Evropiane, i quajtur IPA 2, përmes së cilit janë kryer disa procedura të nevojshme administrative dhe ligjore, ku njëra nga proceset më të rëndësishme është përgatitja e laboratorit të toksikologjisë dhe histopatologjisë për akreditim. Jemi në fazat përfundimtare të përgatitjes së aplikacionit në drejtorin për Akreditim të Kosovës, në të cilën mendojmë që deri në fund të vitit do të fillohet faza e parë e kontrolleve dhe pjesës procedurale prej drejtorisë së Akreditimit të Kosovës”.

Reklama

Naim Uka, zëvendësdrejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore (Foto: Ridvan Slivova)

Reklama

Ai tha se si mjekë ligjorë në tërësi janë nëntë, mirëpo nga momenti që marrin ftesë nga organet e drejtësisë për ndonjë rast të caktuar atëherë ata quhen ekspert mjeko ligjorë.

“Si mjekë ligjorë në tërësi jemi nëntë, përfshirë doktoreshën histopatologe e cila njëkohësisht është dhe mjeke ligjore, që i bien në total jemi 10 mjekë ligjorë. Kemi dy doktor histopatolog mjeko ligjorë, e kemi një toksikolog mjeko ligjorë. Një ekspert mjeko ligjorë merret me marrjen e ftesës nga organet e drejtësisë. Faktikisht jemi mjeko ligjorë, momentin kur marrim ftesë nga organet e drejtësisë atëherë automatikisht quhemi ekspert mjeko ligjorë”, tha Uka.

Reklama

“Kushtet optimale nuk mund të sigurohen asnjëherë, mirëpo kushtet në përgjithësi edhe në cilësinë e zv.drejtorit të IML-së mendoj se ekzistojnë. Ka mangësi, kemi kërkesa mirëpo në terma të përgjithshëm kemi kushte të mirëfillta për ushtrimin e profesioneve tona dhe ofrimin e shërbimeve mjeko ligjore për organet e drejtësisë”.

Reklama

Uka tregoi se ky institutit ofron shërbime për raste të freskëta, për rastet e vdekjeve të ndryshme: vrasjet, vetëvrasjet, vdekjet aksidentale, etj.

Zëvendësdrejtori gjithashtu theksoi se tash 23 vite përballen me çështjen e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

“Ofrojmë shërbime edhe për procesin e identifikimeve që ka të bëjë me çështjen e të zhdukurve. Çështje kjo më e ndjeshmja që prej pas lufte me të cilën përballemi plotë 23 vite. Vlen të theksohet se prej vitit 2019 IML-ja i ka marrë kompetencat ekzekutive prej misionit të EULEX-it. Kompetenca këto që kanë qenë të ushtruara edhe nga misione tjera ndërkombëtare si ai i UNMIK-ut, paraprakisht në vitin 2008-të. Në këtë aspekt vitin e kaluar nga Ministria e Drejtësisë është kërkuar që të fillohet procesi i rishikimit të mbetjeve mortore në IML, ku supozohet se ekziston një numër jashtëzakonisht i madh i mbetjeve mortore, skeletore të cilat kanë nevojë me u rishiku edhe me u procedu më tutje. Është formuar grupi punues, kryesues i këtij grupi punues jam unë…”

Reklama
Reklama

“Është njëri prej proceseve më të rëndësishme dhe më të ndejshme që është duke u zhvilluar në këtë institut. Përmes këtij procesi shpresojmë që do të kemi identifikime të reja dhe ato identifikime të mëparshme të procedohen te familjarët e personave të zhdukur. Telashet dhe problemet janë të shumëfishta duke filluar nga problemi madhor të hezitimit të dhënies së gjakut nga familjarët e personave të zhdukur, duke vazhduar me faktin se mungojnë informatat kredibile nga pala serbe. Në çdo takim që e kemi, qoftë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ne si IML insistojmë dhe kërkojmë vazhdimisht nga pala serbe që këto informata të na jepen qoftë për lokacione që gjenden brenda Republikës së Kosovës, qoftë jashtë saj, respektivisht në territorin e Serbisë. Deri më tash kemi pasur vullnet minimal nga pala serbe, megjithatë ne vazhdojmë të insistojmë në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Reklama

Mbetjet mortore (Foto: Ridvan Slivova)

Sipas tij, problem tjetër në procesin e identifikimit paraqitet edhe keq identifikimi mjeko ligjore, respektivisht identifikime tradicionale pa rezultate të ADN-së, pas vitit 1999.

“Identifikimet mjeko ligjore zakonisht janë bërë në bazë të pamjes, rrobave apo gjësendeve të ndryshme të personave që janë vrarë apo zhdukur, kurse nga viti 2004 e tutje metoda e analizimit përmes ADN-së është metoda më e besueshme shkencore. Metoda e ADN-së na ka sjell  në një situatë që të zbulojmë plotë keq identifikime të tjera, kryesisht në këto vite”, tha ai.

Uka tha se institutit i mungon një arkeolog mjeko ligjor, për të cilin iu ka ofru mbështetja nga misioni i EULEX-it.

Instituti i Mjekësisë Ligjore (Foto: Ridvan Slivova)

“IML disponon dhe me shërbimet e asistentëve të mjekëve ligjorë, të cilët e kanë përgjegjësi daljen në terren me thirrjen që e marrin nga policia, funksionojnë 24 orë, dalin në terren dhe e marrin rastin. I njëjti njësit e kthen rastin me vetura tona, të cilat janë vetura speciale për bartjen e kufomave, kthehet rasti dhe vendoset në frigorifer në morgun e IML-së. Derisa të vjen një urdhëresë nga prokurori i shtetit, trupi apo kufoma nuk guxon të preket e as të hapet nga askush. Me pranimin e urdhëresës nga prokurori i shtetit atëherë fillon përgjegjësia e mjekut ligjor, i cili është në orar. Mjeku ligjor i bart përgjegjësitë për atë rast. /Telegrafi/ 

Reklama

Instituti i Mjekësisë Ligjore (Foto: Ridvan Slivova)