LAJMI I FUNDIT:

Në historinë gati 232-vjeçare, Senati amerikan ka pasur vetëm 11 senatorë me ngjyrë

Në historinë gati 232-vjeçare, Senati amerikan ka pasur vetëm 11 senatorë me ngjyrë

Kongresi amerikan vendosi një rekord të ri të diversitetit këtë vit me numrin më të lartë ndonjëherë të grave dhe pakicave racore, duke përfshirë 60 ligjvënës me ngjyrë.

Njerëzit me ngjyrë historikisht kanë pasur një kohë më të vështirë për t’u zgjedhur në Senat. I sapozgjedhuri, Raphael Warnock është vetëm senatori i 11-të me ngjyrë që nga mbledhja e Senatit për herë të parë në vitin 1789.


Vetëm dy prej tyre kanë qenë gra. Dhe me largimin e Kamala Harrisit, numri i senatoreve me ngjyrë tani është në zero, raporton cnn.

Dekadat e shtypjes së votuesve kanë kufizuar fuqinë e votimit të personave me ngjyrë në Jug, thotë Tobin Miller Shearer, drejtor i studimeve Afrikano-Amerikane në universitetin e Montanas.

Shearer gjithashtu citon “trashëgiminë e paplotë të Amendamentit të 15-të”, i cili i dha të gjithëve të drejtën për të votuar, por u dëmtua nga shtetet në Jug, të cilët përjashtuan votuesit me ngjyrë përmes testeve të shkrim-leximit, kërkesave të pronësisë së pronës dhe masave të tjera raciste.

Vetëm në vitin 1965 këto praktika diskriminuese të votimit u nxorën jashtë ligjit nga Akti federal për të Drejtat e Votimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori