LAJMI I FUNDIT:

Në Hagë hapet qendra për procesimin e krimeve të kryera në Ukrainë

Në Hagë hapet qendra për procesimin e krimeve të kryera në Ukrainë

Një qendër për ndjekjen penale të krimeve të agresionit të kryera në Ukrainë, është hapur në Hagë me mbështetjen e BE-së, SHBA-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se qëllimi i qendrës është të sjellë para drejtësisë ata që janë përfshirë në tmerre të papërshkrueshme si dhuna seksuale, rrëmbimet e fëmijëve dhe zhvendosja e civilëve, transmeton Telegrafi.


Krijimi i Qendrës Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimeve të Agresionit (ICPCA) u nxit nga nevoja e perceptuar për të filluar mbledhjen e të dhënave, intervistimin e viktimave dhe ndërtimin e dosjeve përpara përfundimit të luftës.

Zelensky: Lufta nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e ukrainasve
Lexo po ashtu Zelensky: Lufta nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e ukrainasve

Një grup ekspertësh dhe katër prokurorë, duke përfshirë një të dërguar nga SHBA, filluan të hënën detyrën e mbledhjes së provave dhe strategjisë së rasteve për të ndihmuar prokurorët ndërkombëtarë dhe vendas të sjellin kriminelët para drejtësisë.

Komisioneri i drejtësisë i BE-së, Didier Reynders, tha se qendra do të sigurojë që “autorët e kësaj lufte të mos mbeten të pandëshkuar”.

ICPCA, platforma e parë e këtij lloji në historinë e gjyqësorit, do të menaxhojë një ekip të përbashkët hetimor që deri më tani do të përbëhet nga ekipe të prokurorisë në Ukrainë, Lituani, Letoni, Estoni, Poloni, Sllovaki dhe Rumani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori