LAJMI I FUNDIT:

Në Greqi ka nisur greva 48-orëshe

Në Greqi ka nisur greva 48-orëshe

Punëtorët në Greqi kanë lënë punën të premten, në shenjë proteste për reformat e reja për tatime dhe pensione.

Reformat janë pjesë e masave shtrënguese që duhet t’i zbatojë Athina, për t’u kualifikuar për fonde shtesë nga paketa e ndihmës ndërkombëtare.

Greva 48-orëshe ka nisur me urdhër të sindikatave të sektorit publik dhe privat. Si pasojë e grevës, janë mbyllur disa shërbime, përfshirë udhëtimet me anije, mbledhja e mbeturinave dhe disa zyra të qeverisë.


Parlamenti i Greqisë duhet të votojë për riparimin e sistemit të pensioneve të dielën. Nëse ligji kalon, Greqia do të rrisë kërkesat për kontributet në sigurimin social, do të rrisë tatimin e të ardhurave për njerëzit e pasur dhe do të krijojë një pension të ri kombëtar.

Masat shtrënguese kanë për qëllim të bindin kreditorët ndërkombëtarë për lirimin e parave shtesë për Greqinë. Greva e punëtorëve do të kulmojë me protesta të dielën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Kalo në kategori