LAJMI I FUNDIT:

Në Gostivar u diskutua për punësimin e të rinjve

Në Gostivar u diskutua për punësimin e të rinjve

Në Gostivar u organizua punëtori për krijimin e një strategjie për punësim gjithëpërfshirës, ku morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, institucionet arsimore, OJQ-të, qendrat për punë sociale dhe punësim, si edhe afaristët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili tha se duhet bërë gjithçka që të ulet papunësia dhe të ndalet prirja e të rinjve për ta lëshuar vendin. Ai paralajmëroi bashkëpunim me UNDP-në dhe organizata tjera për t’u përballur me këtë problematikë.


Në këtë punëtori u prezantuan edhe gjetjet nga vlerësimi i Planit Territorial për Punësim (PTP)./Telegrafi/