LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan shkon në 18 numri i vdekjeve nga COVID-19, 184 raste aktive dhe 338 të shëruar

Në Gjilan shkon në 18 numri i vdekjeve nga COVID-19, 184 raste aktive dhe 338 të shëruar

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka njoftuar se një person e ka humbur betejën me këtë virus, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë komunë në 18.

Pas takimit, në emër të Komitetit ka folur drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili.


Sefiu, gjatë prezantimit të pasqyrës së përgjithshme të përballjes me pandeminë, ka njoftuar se totali i të infektuarve është 540, 338 raste janë shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40, kanë ndërruar jetë 18 pacientë, derisa mostra në pritje janë 38.

“I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre. Ju lusim që t’i përmbaheni rregullave që janë shumë të thjeshta, pra mos grumbullimi, bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës personale. Jam e sigurt që nëse i përmbahemi, do ta ulim infeksionin në pikën zero”, ka thënë Sefiu.

Kurse, drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismaili, ka thënë se situata është paksa më e rënduar në mjekimin intensiv, në Njësinë Koronare.

“Gjashtë pacientë i kemi me oksigjenoterapi, të cilëve u dëshiroj shërim të shpejt. Ju lutem që t’i respektoni masat anti-COVID sepse në këtë mënyrë mbroheni ju dhe na e lehtësoni edhe neve punën”, tha Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori