LAJMI I FUNDIT:

Rekomandohet një orë mësimore në shkolla për sensibilizimin e nxënësve ndaj fenomenit të dhunës në familje në Gjilan

Rekomandohet një orë mësimore në shkolla për sensibilizimin e nxënësve ndaj fenomenit të dhunës në familje në Gjilan
Foto: Arkiv

Me rastin e hapjes së fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës”, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, zyra për barazi gjinore në kuadër të njësisë për të drejtat e njeriut, i ka rekomanduar drejtorisë së Arsimit që në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit, gjatë kësaj periudhe, një orë mësimi t’i kushtohet informimit – ndërgjegjësimit për dhunën në baza gjinore.

Sipas një njoftimi për media thuhet se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të të gjitha institucioneve përgjegjëse për reagim të shpejtë ndaj thirrjeve emergjente për ndihmë në rastet e dhunës në familje, fatkeqësisht ende ka shumë nevojë të punohet në luftimin e këtij fenomeni.


“Kosova ka adaptuar përvoja të mira të barazisë gjinore sa i përket anës ligjore, por zbatimi i tyre në praktikë vazhdon të mbetet ende një sfidë për shoqërinë e këtushme, me gjithë përparimet e dukshme që janë bërë në këtë drejtim. Prandaj, është i domosdoshëm një ndërgjegjësim më i madh për ta raportuar dhunën, sikurse edhe një mbrojtje e plotë e viktimave e deri te ri-integrimi dhe rehabilitimi i tyre, sidomos në situatën aktuale me pandeminë, kur jemi të detyruar të mbyllemi të gjithë”, thuhet në njoftim.

Lindita Salihu, zyrtare për barazi gjinore thotë se para së gjithash, duhet të mendohet më mirë se në çfarë situate mund të gjenden ato gra të cilat rrinë mbyllur bashkë me abuzuesit e tyre të mundshëm, duke mos pasur zgjidhje tjera më të mira.

‘Për të avancuar të drejtat e grave si dhe për të parandaluar dhunën në familje, në nivelin maksimal të mundshëm, kërkohet angazhim më serioz i të gjithëve në mbrojtje të kësaj kategorie, duke insistuar në rend të parë në zbatimin me përpikëri të ligjeve të aplikueshme në vend’, thotë Salihu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori