LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan hapet zyra e re e kurorëzimeve

Në Gjilan hapet zyra e re e kurorëzimeve

Komuna e Gjilanit ka inauguruar zyrën e re të kurorëzimeve me një standard modern, ceremonial dhe të ndarë nga puna administrative e zyrtarëve të gjendjes civile.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka qenë pjesëmarrës në lidhjen e kurorës të çiftit të ri të sapomartuar Enverit me Fatgzonën, ka uruar që gjendja me pandeminë të normalizohet dhe dasmat e ahengjet të organizohen si duhet.


“Në këtë kohë pandemie e uroj çiftin e sapo martuar, duke i dëshiruar që të kenë jetë të lumtur dhe të trashëgohen. Ky çift është pjesë e historisë së komunës dhe urojmë që të sjellë mbarësi, lumturi dhe fat edhe për të gjithë ne dhe zyrtarët që punojnë këtu. Është koha që me kujdes të jetojmë në përgjithësi, sepse bota po ndryshon për shkak të pandemisë dhe po shpresojmë që edhe në dasmë dhuratën e parë t’ia dërgojmë ne, pas këtij ambienti modest dhe ceremonial që e kemi rregulluar në shërbim ekskluziv për martesa”, ka thënë mes tjerash kryetari, Lutfi Haziri.

Ndërsa nga ana e tij, drejtori i Administratës së Përgjithshme, Bardhyl Syla, ka theksuar se ky ka qenë një projekt i përkrahur fuqishëm nga kryetari i komunës me qëllimin e krijimit të një hapësire të veçantë për ceremonitë e lidhjes së martesave.

“Falenderoj kryetarin, i cili po mbështet të gjitha iniciativat për shërbime më të mira ndaj qytetarët. Ky projekt ka një rëndësi shumë të madhe, për faktin se ofron kushte të përshtatshme, atraktive dhe më të mira për çdo çiftë që bënë lidhjen e martesës. Kjo hapësirë do të shfrytëzohet ekskluzivisht vetëm për lidhje të kurorës, për dallim që deri më tani zyrtari i gjendjes civile njëkohësisht ka ofruar edhe shërbime administrative, por edhe ka ndërmarrë veprime me aktin e lidhjes së martesës”, ka thënë, drejtori Syla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori