Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Rahovec.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 01:00.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në gjendje të dehur, dyshohet se kishte dëmtuar-thyer disa gjësende në shtëpi, kishte thyer telefonin e tij dhe të viktimës -bashkëshortes së tij, e cila kishte urdhër mbrojtës”, thuhet në raport.

Policia njofton tutje se i dyshuari, po ashtu dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur viktimën, ndërsa viktima ka arritur t’i shmanget rrezikut duke u futur në shtëpinë e djalit të saj.

Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/