LAJMI I FUNDIT:

Në gjashtëmujorin e dytë të 2020-së janë sekuestruar 649 armë

Në gjashtëmujorin e dytë të 2020-së janë sekuestruar 649 armë

Ministria e Punëve të Brendshme mbajti sot takimin e pestë për udhërrëfyesin rreth armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2020 janë sekuestruar 649 armë dhe 27030 copë municione.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi angazhimin dhe mbështetjen e akterëve lokal dhe rajonal të përfshirë në këtë proces, si dhe kontributin e tyre për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, rajonit dhe më gjerë.

Sveçla theksoi se Kosova, sikurse edhe vendet tjera të rajonit vazhdon të përballet me problematikën që sjellin përdorimi i paligjshëm i armëve dhe trafikimi i tyre, duke veçuar se vetëm për periudhën e raportimit, që përfshinë gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020, janë sekuestruar 649 armë dhe 27030 copë municione.

“Lufta kundër trafikimit të armëve të paligjshme dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i gjithë akterëve në këtë fushë, është parakusht për të arritur deri tek objektivi ynë i përbashkët, e që është siguria për të gjithë qytetarët tanë. Një Kosovë e sigurt, nënkupton një Evropë më e sigurt, prandaj rruga dhe angazhimi i jonë është dhe duhet të jetë i përbashkët”, tha Sveçla.

“Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që të rishikohet progresi i zbatimit të Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme të armëmbajtjes pa leje si dhe trafikimi i armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre në nivel lokal.

Udhërrëfyesi u miratua gjatë Takimit të Ministrave të Brendshëm dhe të Sigurisë së Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar në Londër, më 10 korrik 2018, si angazhimi më i madhi i kontrollit të armëve në rajon, duke mbuluar të gjitha aspektet kryesore nga sigurimi i rezervave të armëve të zjarrit dhe municioneve deri te integrimi perspektivës gjinisë në kontrollin e AVL-ve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori