LAJMI I FUNDIT:

‘Në garë me kohën’: Dita kur SHBA-të filluan vaksinimet kundër COVID-19

‘Në garë me kohën’: Dita kur SHBA-të filluan vaksinimet kundër COVID-19

Një infermiere e njësisë së kujdesit intensiv të qytetit New York të hënën u bë personi i parë në Shtetet e Bashkuara që mori një vaksinë të coronavirusit, duke thënë se ajo ndjeu se “shërimi po vjen”, pasi numri i të vdekurve të kombit nga COVID-19 kaloi shifrën marramendëse prej 300,000 jetë të humbura.

Sandra Lindsay, e cila ka trajtuar disa nga pacientët më të sëmurë COVID-19 për muaj me radhë, u vaksinua në Qendrën Mjekësore Hebreje Long Island në lagjen Queens të Qytetit të New Yorkut, një epiqendër e hershme e shpërthimit të coronavirusit të vendit.

Ajo u ndoq gjithashtu me duartrokitje në një transmetim të drejtpërdrejtë të ndjekur edhe nga Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, përcjell Telegrafi.


“Nuk ndjeva diçka ndryshe nga marrja e ndonjë vaksine tjetër”, tha Lindsay. “Ndjehem me shpresë sot, e lehtësuar. Më duket sikur shërimi po vjen. Shpresoj se kjo shënon fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme në historinë tonë”.

“Unë dua të rris besimin e publikut se vaksina është e sigurt”, ka shtuar ajo.

“Kështu duken heronjtë”, shkroi Cuomo në mbishkrimin e një fotografie të Lindsay.

Dhe sipas Reuters, përcjell Telegrafi, skena të ngjashme u shfaqën në spitale të ndryshme në qytete të tjera, përfshirë Los Angeles.

Ndryshe kujton Reuters, e zhvilluar nga Pfizer Inc dhe partneri gjerman BioNTech SE, vaksina, e dhënë në dy doza me tre javë diferencë, fitoi autorizimin e SHBA-së për përdorim emergjent të premten.

Mbërritja e vaksinës ofroi shpresë ndërsa vendi kaloi 300,000 jetë të humbura.

Numri i të shtruarve në spitale nga COVID-19 – një rekord prej 109,000 pacientësh të raportuar vetëm të hënën – kanë tendosur sistemet e kujdesit shëndetësor deri në pikën e kolapsit dhe më shumë se 16 milionë raste me coronavirus janë regjistruar deri më tani në SHBA.

Gjatë shtatë ditëve të kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë mesatarisht 2,462 vdekje në ditë, më e larta që nga fillimi i pandemisë, sipas një llogaritje të Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Netanyahu i Izraelit kritikon 'skenat tronditëse' gjatë lirimit të pengjeve

Netanyahu i Izraelit kritikon 'skenat tronditëse' gjatë lirimit të pengjeve

Botë
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

Evropa
Kalo në kategori