Më në fund kemi përgjigjen përfundimtare në pyetjen nëse filmi "Die Hard" është një film i Krishtlindjeve.

Duke pasur parasysh se karakteri i Bruce Willis, John McClane viziton ish-gruan me dy fëmijët e tyre në ndejën e Krishtlindjeve, në rrjetet sociale për shumë vite është debatuar nëse është një film i Krishtlindjeve.


Në monologun e tij të fundit në "The Comedy Roast Central", aktori foli në një pikë të debatit rreth filmit të vitit 1998.

mmmm

"Die Hard nuk është film i Krishtlindjeve", tha në fund të shfaqjes, ku ishin të pranishëm shumë fansa.

Të ftuar e tjerë në shou ishte edhe Edward Norton, Dennis Rodman, Martha Stewart dhe Demi Moore, ish-gruaja e Willis.

Theksojmë se shfaqja televizive do të transmetohet më 29 korrik në televizionet amerikane.

Ndryshe, aktori 63-vjeçari është duke punuar në projekte të tjera filmike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/