LAJMI I FUNDIT:

Më në fund udhëtim i lehtë për në aeroport

Më në fund udhëtim i lehtë për në aeroport

Le ta pranojmë rruga deri te aeroporti shpesh është pjesa më stresuese e udhëtimit. Sidomos kur duhet t’i zgjoni familjarët në ora 4 të mëngjesit, t’i luteni shokëve për një nder, apo të vozitni vetë duke u brengosur se ku do ta parkoni veturën dhe sa do t’ju kushtojë.

Me shërbimin e ri të GoOpti që operon 24/7, e gjitha kjo mbetet në të kaluarën.

Tash mund ta prenotoni udhëtimin paraprakisht dhe të jeni të sigurt që shoferi profesional vjen t’ju marrë deri te dera e shtëpisë pa telefonata të sikletshme, pa obligime ndaj familjes dhe pa udhëtime stresuese.

Të vozitni vetë mund të duket si zgjidhje e lehtë derisa ta kuptoni se do të shpenzoni kohë, energji dhe para për derivate, pagesa rrugore dhe parking të shtrenjtë në aeroport.

E kur ktheheni i lodhur nga udhëtimi, gjëja e fundit që dëshironi është ta kërkoni veturën dhe të bëni rrugë të gjatë deri në shtëpi.

GoOpti po e ndryshon këtë! Me vetura moderne dhe komode, ne ju dërgojmë direkt në aeroport, ndërsa ju relaksoheni.

Qoftë vetëm apo me familje ne kujdesemi për ju. Dhe e shmangni rrezikun nga autobusët që vonohen apo taksitë me çmime të larta.

Pse udhëtarët po zgjedhin transferin në aeroport me GoOpti?

– Pa nderë, pa stres vetëm shërbim i sigurt nga dera në derë;

– Shmangni vozitjen, shpenzimet për parking dhe stresin për vend parkimi;

– Në dispozicion 24/7 për fluturime herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje;

– Prenotoni online dhe udhëtoni të qetë, pa brenga;

Sepse udhëtimi juaj duhet të fillojë qysh në momentin kur dilni nga shtëpia pa kokëçarje!

Prenoto udhëtimin tënd pa telashe sot në GoOpti.com dhe përjeto komoditetin që e meriton!