LAJMI I FUNDIT:

Në Frankfurt, Kurti diskuton me studentët mbi energjinë e gjelbër dhe tranzicionin ekonomik

Në Frankfurt, Kurti diskuton me studentët mbi energjinë e gjelbër dhe tranzicionin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar nga Oslo për në Frankfurt këtë fundjavë, ku mëngjesin e sotëm u takua me studentë nga diaspora e Kosovës në Gjermani.

Në këtë takim, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Kurti diskutoi me të pranishmit mbi progresin dhe zhvillimin e Kosovës dhe mbi politikat që qeveria ka ndërmarrë për përfshirjen dhe mbështetjen e të rinjve.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri përmendi disa nga programet qeveritare që synojnë të përkrahin punësimin e të rinjve, siç janë programi “Praktikë në Qeveri” dhe platforma “SuperPuna.”


Ai theksoi nismat e ndërmarra për përfshirjen e diasporës, si hapja e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programi për Diplomaci Qytetare, që ofrojnë mundësi për profesionistët dhe studentët e rinj të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së ndërlidhjes së sistemit arsimor me nevojat ekonomike të Kosovës, përfshirë edhe synimin për arsim të lartë falas dhe mbështetje financiare për studentët. “Ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta është jetik për të tashmen dhe të ardhmen e vendit,” u shpreh Kurti.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për përpjekjet e qeverisë në nxitjen e rritjes ekonomike, përmirësimin e mjedisit të biznesit, investimet në energji dhe kalimin drejt energjisë së gjelbër.

Kurti përmendi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100 MW dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë në fushën e energjisë, arsimit, dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

Ky takim ofroi mundësinë për të dëgjuar nga afër eksperiencat dhe përvojat e studentëve të diasporës. Kryeministri i falënderoi ata për diskutimin e hapur, duke i uruar suksese në studime dhe duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për vendin e origjinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori