Në fillim janë të këndshëm dhe të ëmbël, por më vonë tregojnë ‘fytyrën e vërtetë’ – kujdes nga meshkujt e lindur në këto katër shenja

Marrëdhëniet mashkull-femër janë gjithmonë intriguese dhe kjo temë është debatuar që nga kohra të lashta. Ka meshkuj që i shfaqin më lehtë ndjenjat e tyre dhe me të cilët mund të relaksoheni, por ka edhe nga ata që e kanë shumë të vështirë ta shfaqin anën emocionale, ndaj nuk e dini kurrë se në çfarë lidhje jeni.
Nëse duhen besuar yjet, janë katër shenja të zodiakut në të cilat lindin më shpesh meshkujt që janë mjaft të ftohtë në marrëdhëniet ndërpersonale. Sigurisht që ka gjithmonë përjashtime dhe astrologjia na paralajmëron për mundësinë e madhe që personat me karakteristikat e mësipërme t’i përkasin një shenje të caktuar dhe këshillon të kemi kujdes.
Ujori
Ujorët kanë aftësi sociale jashtëzakonisht të zhvilluara. Për shkak të kësaj, ata mund të duken lehtësisht të pëlqyeshëm dhe të afrueshëm, nëse duan. Megjithatë, ajo për të cilën me të vërtetë përpiqen, është paqja e tyre dhe kur ndjejnë se kjo ‘kërcënohet’ në çfarëdo mënyre, do të njihni anën e tyre më pak të bukur – do të ftohen . Kjo shenjë konsiderohet si shenja më e ftohtë e Zodiakut, e prirë ndaj ndryshimeve të humorit, sjelljeve egoiste dhe e pavullnetshme për kompromis. Në të njëjtën kohë, ai është vizionar, interesant dhe nëse do, shumë argëtues, prandaj duket tërheqës pavarësisht anës së tij të akullt.
Shigjetari
Shigjetari mund të jetë i vëmendshëm dhe të ketë një sens të shkëlqyeshëm humori. Në pamje të parë, ai do të duket si një shoqëri e madhe, gjithmonë gati për një aventurë. Megjithatë, me kalimin e kohës, Shigjetari do të shfaqë tipare më pak tërheqëse të karakterit , domethënë padurimin dhe mungesën e taktit. Meshkujt e lindur në këtë shenjë do të thonë atë që kanë në mendje, pavarësisht nga ndjenjat e njerëzve të tjerë.
Akrepi
Është interesante, por në shenjën e Akrepit më së shumti lindin njerëz që kanë cilësitë për të qenë miq të vërtetë. Janë besnikë, të pasionuar dhe të aftë për emocione të thella. Mënyra e tyre është e qetë dhe ndjenjat e tyre i shprehin mjaft lehtë, gjë që të gjitha së bashku duken mjaft të lezetshme. Megjithatë, pas një kohe, kur një Akrep të relaksohet pak, do të kuptoni se aftësia e tyre për të shprehur emocione do të thotë se ata shpesh do të shprehin ndjenja negative, shpesh në një mënyrë mjaft të dhunshme dhe të vrazhdë, gjë që i bën të duken më të ftohtë se personi mesatar.
Virgjëresha
Virgjëreshat priren të jenë të ëmbël dhe besnikë, ndaj në pamje të parë duken si njerëz me të cilët gjithçka mund të pajtohet lehtësisht. Megjithatë, me kalimin e kohës, ana e tyre më e keqe do të shfaqet – ata janë jashtëzakonisht kritikë ndaj të gjithëve rreth tyre dhe priren të zgjedhin gjithmonë atë që u duket më praktike. Përveç kësaj, meshkujt e lindur në shenjën e Virgjëreshës do të vënë gjithmonë në plan të parë punën, gjë që do t’ju bëjë të mendoni se janë të ftohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Ata kanë një sy për detaje, shenjat e zodiakut që vërejnë gjëra të vogla që të tjerët i shpërfillin

Përse rrobat kundërmojnë erë myku, edhe pse sapo janë nxjerrë nga rrobalarësja?

Pa dezinfektim dhe produkte të shtrenjta, produkti natyral që largon milingonat nga shtëpia e juaj

Njeriu pa penis ka pasur seks me më shumë se 100 femra, asnjëra nuk e ka zbuluar! (video)

Këto janë bimët më të bukura të dhomës të cilat nuk keni nevojë për dhé, por vetëm për ujë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët