Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës bashkë me SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë dhe KEC, lansuan nismën në mbrojtje të fëmijëve “Siguria ime varet nga ti!”
Kjo nismë do të realizohet në bashkëpunim me disa shkolla fillore në Prishtinë dhe ka për qëllim që përmes aktiviteteve edukative dhe avokuese të ndikojë në krijimin e shkollave më të sigurta, më mbrojtëse dhe më miqësore për çdo fëmijë.
Aktivitetet edukative-avokuese për mbrojtje të fëmijëve do të realizohen në tri shkolla të Komunës së Prishtinës: SHFMU “Gjergj Fishta”, SHFMU “Hilmi Rakovica” si dhe në SHFMU “Faik Konica”.
Përmes këtij bashkëpunimi do të bëhen përpjekje që të fuqizojmë funksionalizimin e mekanizmave për të ngritur vetëdijen, ndihmuar parandalimin, inkurajuar raportimin dhe lehtësuar reagimin ndaj çdo forme të dhunës dhe ngacmimeve.
Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se siguria e fëmijëve dhe krijimi i shkollave me klimë miqësore është prioritet i Komunës së Prishtinës.
“Mbrojtja dhe sigurimi i mirëqenies së fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve: e familjes; e shkollës; e institucioneve dhe e komunitetit. Duke pasur parasysh rolin dhe përgjegjësitë e secilit në këtë proces për mbrojtje dhe siguri të nxënësve e veçanërisht në institucione arsimore, mbrojtja e nxënësve duhet të jetë prioritet për secilën shkollë dhe duhet të jetë në thelb të gjitha aktiviteteve të shkollës”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit