LAJMI I FUNDIT:

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e vitit 2020, Trump jep tri premtime të mëdha (Video)

Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet e vitit 2020, Trump jep tri premtime të mëdha (Video)

Në ditën e parë të fushatës së tij për zgjedhjet e vitit 2020, Donald Trump premtoi të shërojë kancerin, të “fshijë” SIDA-n dhe të vendosë një amerikan në Mars.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Donald Trump zyrtarisht filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në tubimin në Orlando, Florida, të martën me një seri premtimesh ekstravagante në një stadium të mbushur me përkrahës.

Ai u tha përkrahësve se do të shkojnë përpara me sfidat e reja mjekësore, duke përfshirë kancerin.

“Ne do ta zhdukim AIDS-in në Amerikë njëherë e përgjithmonë, dhe ne jemi shumë afër. Ne do të hedhim themelet për uljen e astronautëve amerikanë në sipërfaqen e Marsit”.

Pjesa më e madhe e fjalimit të Trump në stadiumin me kapacitet prej 20,000 vetash ishte e përkushtuar për të sulmuar armiqtë e njohur, përfshirë Hilary Clinton, demokratët dhe mediat “lajme të rreme”.

“Me çdo fuqi të zemrës, djersës dhe shpirtit, ne do të vazhdojmë të bëjmë Amerikën përsëri të madhe dhe pastaj do ta mbajmë Amerikën më të madhe”, vazhdoi ai.

“Dhe kjo është arsyeja pse sonte, unë qëndroj para jush për të nisur zyrtarisht fushatën time për një mandat të dytë si president i Shteteve të Bashkuara”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori