Për shkak të rënies së mjegullave, dukshmëria është zvogëluar për 50 deri në 100 metra në rrugët Negotinë-Gradsko dhe Negotinë-Demir Kapi.

Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.


NP "Rrugët e Maqedonisë" u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me drejtimin e automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Në pikat kufitare, sipas njoftimit nga LAMM, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga ana Maqedonia./Telegrafi/