LAJMI I FUNDIT:

Në cilën moshë është formuar përfundimisht orientimi seksual?

Në cilën moshë është formuar përfundimisht orientimi seksual?

A keni besuar gjithmonë që orientimi seksual është përcaktuar në adoleshencë? Apo nuk është ashtu!

Shkencëtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë çmontuar mitin kryesor të shekullit dhe kanë treguar që preferencat tona seksuale përfundimisht janë formuar vetëm rreth moshës tridhjetëvjeçare, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët kanë studiuar më shumë se 12 mijë njerëz të moshës nga 16 deri në 32 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit në studim disa herë janë pyetur për atë se çfarë i tërheq te meshkujt dhe femrat dhe i cilës gjini është partneri i tyre aktual.

Përpunimi i përgjigjeve ka treguar që me kalimin e kohës orientimi seksual mund të ndryshojë dhe përfundimisht do të vendoset vetëm në moshën e pjekur, më saktësisht pas moshës tridhjetëvjeçare.

Në këtë rast, femrat kanë qenë më të predispozuara ndaj ndryshimeve në preferencat e tyre. Për shembull, 67% e të intervistuarave kanë deklaruar që konsiderohen heteroseksuale, mirëpo që njëkohësisht kanë interes edhe për meshkuj edhe për femra.

“Nga mosha njëzetvjeçare shpesh njerëzit gjenden në rrethim më liberal, i cili u ndihmon të hulumtojnë, të studiojnë apo të përcaktojnë tendencën ndaj lidhjeve të së njëjtës gjini, të cilat në këtë moshë bëhen më të pranueshme dhe më të këndshme”, sqaron autorja e studimit Christine Kaestle.

Sipas rezultateve të punës hulumtuese, ajo ka identifikuar nëntë opsione kryesore për orientimin seksual – “heteroseksual”, “kryesisht heteroseksual”, dukshëm homoseksual” dhe “minimalishti shprehur” për meshkujt dhe “heteroseksual”, “kryesisht heteroseksual”, dukshëm biseksual”, dhe “minimalishti shprehur” për femra.

Rezultatet e studimit të ri janë publikuar në publikimin shkencor The Journal of Sex Research. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori