LAJMI I FUNDIT:

Ne biem në dashuri vetëm me tre persona gjatë jetës sonë – me secilin për një arsye të veçantë

Ne biem në dashuri vetëm me tre persona gjatë jetës sonë – me secilin për një arsye të veçantë

Dashuria është e bukur dhe është mësuesi më i mirë në jetë, duke na dhënë një shans për të shijuar tre lloje të ndryshme të romancës.

Të biesh në dashuri të lë pa frymë në çdo kuptim të fjalës. Është një përvojë magjike që na bënë të ëndërrojmë dhe krijojmë skenarët e përsosur në kokën tonë.


Por, jo çdo dashuri çon në një fund të lumtur. Dashuria ndonjëherë është e dhimbshme. Na bën të qajmë dhe na mban zgjuar natën.

Ne dashurohemi me tre persona gjatë jetës sonë. Secila prej këtyre romancave ndodh për një arsye.

Dashuria e parë

Është e ëmbël si mjalti dhe duket si përrallë. Pafajësia e kësaj dashurie largon shqetësimet tuaja. Po, ne besojmë se kjo do të jetë dashuria më e madhe në jetën tonë. Gjithçka është e lehtë, gjithçka duket si duhet, i dashuri juaj është unik dhe bota është e bukur.

Ne përpiqemi vërtet shumë për ta bërë atë të funksionojë, duke shtypur gënjeshtra të vogla dhe sjelljet e këqija. Ne e shohim atë si dashurinë e parë dhe të vetme në jetën tonë. Gjatë kësaj periudhe të jetës tuaj, ju jeni të përqendruar në mendimet e njerëzve të tjerë në vend të ndjenjave tuaja.

Dashuria e dytë

Këtu vijnë ndërlikimet. Gjatë kësaj periudhe të jetës suaj, ju mësoni më shumë për veten dhe të tjerët. Ju keni një ëndërr për të ndjekur dhe tashmë keni një lloj të preferuar të partnerit. Kjo ju ndihmon të krijoni të ardhmen tuaj. Kjo dashuri dhemb. Ju dëgjoni dhe shihni gënjeshtra dhe manipulime. Ju keni dhimbje. Ndonjëherë jeni bllokuar në një marrëdhënie jo të shëndetshme, toksike dhe me shumë dramë, shkruan Ideapod, transmeton Telegrafi.

Dashuria e tretë

Ju nuk mund ta shihni se po vjen. Në një milion vjet nuk do të kishit menduar se ky person do t’ju afrohej. Gjërat e paplanifikuara janë gjithmonë më të mira se çdo ndarje e planifikuar. Duket gabim, por ndihet kaq e drejtë. Është gjëja më e mirë që do të keni ndonjëherë në jetë. Përshtatet në mënyrë perfekte.

Asnjë dramë, asnjë gënjeshtër, asnjë mashtrim. Ky person do t’ju dojë për atë që jeni. Edhe ti do ta duash. Dashuria nuk lëndon, dhe kjo dashuri do t’ju mësojë se si të doni në mënyrën e duhur. Çdo ditë është një bekim. Ju mësoni se si ta doni veten dhe të tjerët në një mënyrë tjetër. Ndiheni mirë dhe jeni të lumtur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori