LAJMI I FUNDIT:

Në betejën për Bakhmutin, janë vrarë apo plagosur 30 mijë ushtarë rusë

Në betejën për Bakhmutin, janë vrarë apo plagosur 30 mijë ushtarë rusë

Nga 20 deri në 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në betejën për Bakhmutin që nga vera e vitit të kaluar, kanë bërë të ditur disa zyrtarë perëndimorë, raporton BBC.

Ushtria ukrainase gjithashtu ka pësuar humbje të mëdha, por zyrtarët perëndimorë nuk kanë konfirmuar të dhënat që mbrëmë i publikoi ministri rus i Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.


Sergei Shoigu ka shkruar në Telegram dje se vetëm në shkurt, Ukraina ka humbur 11 mijë ushtarë në betejën për Bakhmutin.

Ukraina ka mungesë të predhave, BE po përgatit një plan emergjent
Lexo po ashtu Ukraina ka mungesë të predhave, BE po përgatit një plan emergjent

Zyrtarët perëndimorë konsiderojnë se në grupin mercenar rus Wanger, mungon personeli ushtarak si dhe pajisjet.

Lideri i tyre Yevgeny Prigozhin ka thënë se kjo po ndodhë si pasojë e “burokracisë apo tradhtisë”. Pas gjashtë muajve luftime, ky qytet akoma nuk ka rënë në duart e rusëve.

Perëndimorët gjithashtu thanë se aktualisht nuk ka shenja për pushtim të qytetit nga ana e rusëve. /Telegrafi/