Në Basel të Zvicrës sot është mbajtur një marsh solidariziues me familjen e 7 vjeçarit, Ilias Mahmuti, i cili është vrarë në mesditën e së enjtes.

Në këtë marsh morën pjesë shumë qytetarë, ata u nisën nga Schutzenmattpark dhe ecën deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring.

“Mblidhemi dhe startojmë nga Schutzenmattpark dhe do të ecim deri tek vendi i krimit në St. Galler Ring, dhe në fund në Gotthelferplatz mund t’i themi lamtumirë”, ishte motoja e marshit, që u organizua përmes një thirrje në “Facebook”.

Ilias Mahmuti ishte duke shkuar në shtëpi pasi përfundoi mësimin, kur edhe u pre në fyt dhe në kokë nga gruaja 75vjeçare, për të cilën po dyshohet se ishte me probleme mendore.

Varroset shtatëvjeçari që u vra në Zvicër Varroset shtatëvjeçari që u vra në Zvicër

Vogëlushi 7-vjeçar është vrarë me thikë nga një e moshuar zvicerane, Iliasi u varros sot në Gjilan.