LAJMI I FUNDIT:

Në autobusët e linjës Prishtinë-Beograd është rritur numri i udhëtarëve (Video)

Në autobusët e linjës Prishtinë-Beograd është rritur numri i udhëtarëve (Video)

Linja e autobusit Prishtinë – Beograd sërish është në qendër të vëmendjes. Pamjet duket se u ngjasojnë atyre të fillimvitit 2015.

Në mbrëmjen e së mërkurës, në stacion gjendej edhe Sali Aliaj, ish-taksist, nga Mitrovica. Me disa valixhe në duar, së bashku me gruan dhe dy fëmijët, tha për Radion Evropa e Lirë se ia ka mësyrë Gjermanisë, përmes Serbisë.


“Pa viza, pa asgjë…në dorë të Zotit, ku të mundemi do të shkojmë diku të punojmë, se këtu nuk ka perspektivë, nuk ka punë, asgjë. Do të shkoj zorit e lloçit, veç të dalë diku në punë e ta fitoj bukën”, tha Alija.

Përfaqësues të agjencive të cilat mbajnë relacione të rregullta udhëtimi me autobus Kosovë- Serbi, tregojnë se në ditët e fundit është rritur interesim i qytetarëve për të udhëtuar në drejtim të Beogradit.

Përparim Pushkolli menaxher i shitjes së biletave në agjencinë ‘Adio Turs’, tha se kohëve të fundit është shtuar numri i udhëtarëve drejt Serbisë.

“Nuk e di se ku ata po shkojnë, por këto dy-tri ditët e fundit është e vërtetë që ka një fluks nga stacioni i autobusëve në Prishtinë. Kryesisht të rinj që po dalin”, tha Pushkolli, duke shtuar se nuk e di saktë cili është destinacioni i fundit i udhëtarëve të tyre.

“Ky fluks, e kam fjalën për dje dhe pardje [e mërkurë dhe e martë], ngase më herët nuk ka pasur. Po i shfrytëzojnë autobusët tanë deri në Beograd, mandej çka bëjnë nuk e di”, tha Pushkolli.

Megjithatë, të dhënat zyrtare flasin se nuk bëhet fjalë për, siç thuhet, ikje në masë, siç ka pasur në muajt e parë të vitit 2015. Atëbotë, qytetarët e Kosovës shfrytëzonin qytetin Suboticë të Serbisë, i cili gjendet afër kufirit me Hungarinë.


Pamje nga 4 shkurti i vitit 2015

Çdo ditë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë për në Beograd, nisen nga pesë autobusë në linjën e rregullt.

Përfaqësues zyrtar të stacionit të autobusëve në Prishtinë hedhin poshtë pohimet se ka fluks ikjesh.

Sheqir Abazi, koordinator i ndërrimit tha , se nga stacioni i autobusëve aktualisht janë duke operuar linjat e rregullta dhe nuk ka kërkesa për linja të reja.

“Nuk ka fluks të njerëzve që shkojnë jashtë vendit. Kemi pesë nisje gjatë 24 orëve që operojnë në drejtimin Prishtinë – Beograd. Prej tyre, dy nisje paradite dhe tri pasdite. Mbrëmë [e mërkurë] në ndërrimin e tretë kam punuar unë. Janë dhënë 40 bileta si çdo herë që jepen për relacionin Prishtinë – Beograd”, tha Abazi.

Edhe në qendrën për menaxhimin e stacionit të autobusëve në Beograd, thonë se nuk ka numër të shtuar autobusësh, përveç pesë linjave të rregullta që qarkullojnë në relacionin Prishtinë – Beograd. Sipas të dhënave nga kjo qendër, në vitin 2015, numri i autobusëve në këtë linjë sillej nga 10 deri në 12 në ditë.

Mbrëmjen e së mërkurës kishte më shumë njerëz se zakonisht, por disa prej tyre thonin se kishin dalë të shtyrë nga kureshtja për të parë nëse ka ikje.

Edhe autoritetet e rendit kanë hedhur poshtë pohimet për diçka të tillë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se “janë ndërmarrë veprime për verifikim të informacioneve dhe bazuar në punën operative të zyrtarëve policorë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe autoritetet tjera, është konstatuar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë eksodi të qytetarëve dhe nuk ka vend për shqetësime të tilla”. /rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori