Në aksident trafiku lind foshnja, i vdesin prindërit (Video)

Sipas dëshmitarëve okularë, foshnja kishte dalë nga barku i së ëmës kur ajo ishte duke u rrëzuar nga motoçikleta.
Xiao Zhao tani quhet 'foshnjë mrekulli' pasi ka ardhur në këtë jetë në mënyrë traumatike.
Oficerët e policisë në vendin e ngjarjes në Xiamen të Kinës, njoftuan se një foshnje 4.2 kilogramë u gjet e shtrirë tri metra larg nga trupi i nënës së tij kur ata mbërritën.
"Ajo që kemi kuptuar nga familja e saj është se gruaja, 40 vjeçare, kishte shkuar në punë në ora 08:30 dhe se burri i saj, 42 vjeçar, vendosi ta marrë atë me motoçikletë për ta dërguar në spital në vend të autoambulancës", shpjegoi zëdhënësi i spitalit Chan Chien.
Disa dëshmitarë okularë kanë treguar se foshnja doli nga barku i së ëmës në momentin e përplasjes me kamionin, ndërsa të tjerët raportuan se gruaja kishte lindur para se të vdesë nga plagët e marra nga aksidenti.
Foshnja do të kthehet tek anëtarët e familjes së tij pasi që të shërohet nga plagët e marra nga ky incident trishtues.
Policia konfirmoi se ka arrestuar shoferin 45 vjeçar të kamionit i cili thuhet se ishte kyçur në rrugën kryesore kur motoçikleta i është afruar. Për momentin ai po mbahet në paraburgim dhe pritet së shpejti që të del në gjykim. /Telegrafi/



















































