LAJMI I FUNDIT:

Në 55 vjetorin e themelimit të SHF “8 Marsi” në Pejë, shkollarët shfaqin program të mrekullueshëm

Në 55 vjetorin e themelimit të SHF “8 Marsi” në Pejë, shkollarët shfaqin program të mrekullueshëm

Në Teatrin profesionist ‘Istref Begolli’ në Pejë, është shënuar 55 vjetori i themelimit të Shkollës së Mesme të Ulët ‘8 Marsi’.

Me një program të shfaqur nga nxënës të kësaj shkolle, të përgatitur nga mësimdhënës e nën përkujdesje të aktorit të njohur pejan Agon Bala, është shënuar ky përvjetor.

Organizimi ka marrë mbështetjen dhe kujdesin nga drejtori Turhan Bajraktari.

Ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Salla e teatrit ka qenë përplot të ftuar dhe mysafirë nderi./Njeshi/