Italia sot shënon numrin me të ulët të viktimave që nga nisja e pandemisë COVID-19. Gjithashtu reduktohet nën 100 numri i pacientëve në terapi intensive.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 8 viktima e 175 të infektuar.


Gjithashtu, numri i personave aktivë pozitivë ka rënë në 16,836.

Që nga fillimi i pandemisë, Italia 240,136 të infektuar me coronavirus, 34,716 viktima, si dhe 188,584 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit janë kryer 61,351 testime.

Në terapi intensive po kurohen 97 pacientë ndërsa në struktura spitalore po kurohen 1260 pacientë. /kp/Telegrafi/