LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon mënyra e notimit të gjyqtarëve

Ndryshon mënyra e notimit të gjyqtarëve

Stinori pranveror në Superligën e futbollit pritet të nisë me disa risi. Një nga to ka të bëjë edhe me kontrollorët dhe gjyqtarët.

ësisoj, mënyra e notimit për ‘Këmishëzinjt’ do të ndryshojë.

Më nuk do të ketë notë 2, 3.5 apo 4, por 7.9, 8.1, 8.4 apo diçka të ngjashme. Kështu ka njoftuar kryetari i Komisionit për Gjyqtarë, Përparim Hasani.

Paraprakisht do të mbahet një seminar disaditorë për kontrollorë, të cilëve do t’iu shpjegohet kjo mënyrë e notimit.


Një gjë e tillë aplikohet në të gjitha vendet anëtare të FIFA-së, andaj edhe FFK-do t’i harmonizojë të gjitha rrrgullat me shtëpinë e futbollit botëror para pranimit në këtë organizatë. /Telegrafi/