Ndryshon lista e lojtarëve më të paguar në botë - pas kontratës së re të Salahut te Liverpooli

Mohamed Salah ka vazhduar zyrtarisht kontratën me Liverpoolin.
Lajmi që The Reds e kanë dëshiruar prej muajsh më në fund mbërriti të premten pasdite dhe është një nxitje shumë e nevojshme për skuadrën që futet në sezonin 2022/23.
Largimi i Sadio Manes për te Bayern Munich do të thotë që Liverpool thjesht nuk mund të përballojë të humbasë egjiptianin dhe kjo është arsyeja pse klubi ka përmbushur kërkesat e tij të larta për paga.
Egjiptiani tani është lojtari më i paguar në historinë skuadrës nga Merseyside, paga e tij besohet të jetë rreth 400,000 funte në javë.
Kjo është gati dyfishi i lojtarit të dytë më të paguar në klub, Virgil van Dijk.
Liverpool me të vërtetë ka shkuar më lart dhe përtej për të mbajtur Salahun dhe është e lehtë të kuptosh pse kur shikon se çfarë ka arritur ai që nga nënshkrimi në verën e 2017.
Ish-anësori i Chelseat dhe Romës është pa diskutim një nga lojtarët më të mëdhenj të të kuqve, duke shënuar 156 gola në 254 ndeshje dhe duke fituar një sërë trofesh – përfshirë titullin Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve .
Nuk është çudi që Liverpool ka zgjedhur ta bëjë Salah futbollistin e katërt më të paguar në botë, apo jo?
Le të hedhim një vështrim në pjesën tjetër të lojtarëve me pagën më të larte në futboll:
10.Robert Lewandowski , Bayern Munich – 350,000 funte në javë
9.Antoine Griezmann, Atletico Madrid (në huazim nga Barcelona ) – 356,000 funte në javë
=7.David De Gea, Manchester United – 375,000 funte në javë
=7.Erling Haaland , Manchester City – 375,000 funte në javë
=5.Cristiano Ronaldo, Manchester United – 385,000 funte në javë
=5.Kevin De Bruyne , Manchester City – 385,000 funte në javë
4.Mohamed Salah, Liverpool – 400,000 funte në javë
3.Neymar, Paris Saint-Germain, 606,000 funte në javë
2.Lionel Messi, Paris Saint-Germain – 960,000 funte në javë
1.Kylian Mbappe , Paris Saint-Germain – 1,000,000 funte në javë. /Telegrafi/



































































