LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon kabineti qeveritar, Rama emëron zëvendëskryeministre Belinda Ballukun

Ndryshon kabineti qeveritar, Rama emëron zëvendëskryeministre Belinda Ballukun

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka emëruar Belinda Ballukun në pozitën e zëvendëskryeministres.

Rama ka falënderuar Arben Ahmetajn për kontributin e dhënë.


“Falënderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falënderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”, ka shkruar Rama në Twitter.

Kryeministri Rama tutje ka theksuar se tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit.

“Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë kryeministrit”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/