LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në qeverinë shqiptare, betohen pesë ministrat e rinj në Presidencë

Ndryshimet në qeverinë shqiptare, betohen pesë ministrat e rinj në Presidencë

Ministrat e rinj të qeverisë shqiptare bënë sot betimin në Presidencë një ditë pasi morën votëbesimin për 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama.

Me gjithë kundërshtinë e opozitës që kërkonte debat para votimit, mazhoranca miratoi ndryshimet, ndërsa dekretet për 2 ministri nuk u hodhën në votim.

Pa asnjë surprizë, Kuvendi miratoi të hënën ndryshimet në kabinetin qeveritar.


Arbjan Mazniku si ministër i shtetit për pushtetin vendor mori 73 pro dhe 35 kundër. Albana Koçiu si ministre e Shëndetësisë u mbështet me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër. Igli Hasani ministër për Europën dhe Punet e Jashtme mori vota 74 pro, dhe 33 vota opozitarësh kundër. Kalimin e Ogerta Manastirliut nga ministria e Shëndetësisë tek Ministria e Arsimit u mbështet nga 72 deputet, 35 votuan kunëdr dhe 1 abstenim. Ndërsa rikthimi Anila Denajt në Ministrinë e Bujqësisë u mbështet nga 73 deputet dhe u kundërshtua nga 27 të tjerë.

Të vetmet ndryshime që nuk u miratuan në këtë seancë plenare ishin ato në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Parlamenti nuk votoi shkarkimin nga detyra të ministrës së Ekonomise dhe Financave, Delina Ibrahimaj për shkak se fillimisht pasardhësi i saj në këtë detyrë duhet të lirohej nga pozicioni që kishte deri më tani në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori